Rubikon: Debati rreth fesë në mes të Amir Ahmetit dhe Ministrit Gashi

0
166

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Amir Ahmeti dhe ministri i Mjedisit, Dardan Gashi kanë vazhduar polemikat rreth debatit për fenë. Që të dy, përfaqësues të popullit në Kuvend, kanë akuzuar njëri tjetrin rreth debatit se a po rrezikohet Kosova nga “radikalizmi islamik”.

Derisa Ahmeti, në një duel në emisionin “Rubikon”, tha se Qeveria e Kosovës po krijon përçarje ndërfetare, këtë e kundërshtoi Gashi, sipas të cilit, njerëz sikurse Ahmeti po e bëjnë një gjë të tillë. Ahmeti ka sqaruar se çka e ka shtyrë të shkruajë shkrimin që, sipas tij, e pasuroi debatin mbi fenë, duke thënë se mohimi i shamisë në shkolla ishte njëra ndër arsyet.

Dy të ftuarit kanë polemizuar dhe nuk janë pajtuar lidhur me bartjen e shamisë.

Ministri ka Gashi ka ndërhyer aty ku nuk i takon fare duke thënë se “Ramazani, shkuarja në Haxh janë detyrim në fenë myslimane, por jo edhe bartja e shamisë”. Ndërsa është e njohur fare mirë dispozita e Islamit karshi mbulesës, si një obligim i patjetërsueshëm fetar.

Deputeti Ahmeti ka thënë se shamia është obligim fetar. Ai ka shtuar se besimtarët shumicë në Kosovë po rrezikohen dhe po quhen radikalë. Ahmeti ka insistuar në një ligji me anë të cilit do të sanksionohej blasfemia

Ministri Gashi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës i mbron të gjitha fetë dhe përkatësitë sociale të qytetarëve dhe shtuar se sipas tij s’ka kurrfarë dhune fetare në Kosovë ndaj myslimanëve.
Ahmeti i ka akuzuar liderët e Kosovës se, sipas tij, ata shkojnë nëpër objektet e kultit katolik e ortodoks, ndërsa nuk i vizitojnë xhamitë.

Ahmeti nuk u deklaruar për debatet rreth Skënderbeut por tha se për këto personalitete është duke debatuar partia e tij dhe se rreth këtyre çështjeve do të dilet së shpejti para opinionit./ind/kohaislame