100 VEÇORI TË MUHAMMEDIT, ALEJHI’S SELAM

100 VEÇORI TË MUHAMMEDIT, ALEJHI’S SELAM
Kjo është rezymeja e 100 veçorive me të cilat Muhammedi, alejhi’s selam u shqua nga pejgamberët tjerë.

A) Gjëra me të cilat Allahu e nderoi atë personalisht në këtë dynja.

1. Mori besë për të nga të gjithë pejgamberët, alejhimu’s selam se do ta besojnë.
2. Ithtarët e librit (çifutët dhe të krishterët) ishin në dijeni të plotë për të.
3. Ishte pejgamber kur Ademit, alejhi’s selam ende nuk i qe dhënë shpirti.
4. Ishte i pari i muslimanëve.
5. Ishte vula e pejgamberëve, alejhimu’s selam.
6. Ishte pejgamberi i fesë islame.
7. Kishte më shumë të drejtë në pejgamberë se sa popujt e tyre.
8. Kishte më shumë të drejtë në muslimanët se sa ata në vetveten e tyre ndërsa gratë e tij ishin nëna të besimtarëve.
9. Ishte dhuratë, që Allahu ia dhuroi njerëzimit.
10. Ishte krijesa më e mirë dhe zotëriu i njerëzimit.
11. Respekti dhe dhënia e besës atij është sikurse respekti dhe dhënia e besës Allahut Fuqiplotë.
12. Besimi në të është paralel me besimin në Allahun.
13. Është mëshirë për mbarë botët.
14. Është ruajtës për ummetin e vet.
15. Shpallja e tij është gjithëpërfshirëse.
16. Allahu e ka marrë përsipër ruajtjen dhe mbrojtjen e tij.
17. Allahu ka garantuar ruajtjen e fesë së tij.
18. Betimi në jetën e tij.
19. Betimi në qytetin e tij.
20. Betimi për të.
21. Nuk e ka thirre në emër.
22. Është përmendur i pari prej pejgamberëve.
23. Ndalimi që të thirret në emër.
24. Nuk ngritet zëri mbi zërin e tij.
25. Dhënia e sadakasë para se të flisnin me të por kjo më vonë u anulua.
26. Allahu e ka bërë dritë-nur.
27. Një pjesë e legjislacionit të tij është obliguar në qiell.
28. Përgjigjen për të e ka marrë përsipër Allahu.
29. Vazhdimi i rënies salavat për të.
30. Israja dhe Miraxhi me të.
31. Mrekullitë e tij.
32. Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet.
33. Depozitimi i lutjes së tij për Ditën e Kiametit.
34. I janë dhënë fjalët e shkurtra por kuptimplota (oratoria).
35. I janë dhënë çelësat e pasurisë së tokës.
36. Karini (xhini shoqërues) i tij e ka pranuar Islamin.
37. Është ndihmuar me frikë kundër armikut në distancën një mujore.
38. Dëshmia e Allahut dhe melaikeve për të.
39. Pozita e tij si imam i pejgamberëve në Kuds.
40. Shekulli i tij shekulli më i mirë i njerëzimit.
41. Sipërfaqja në mes shtëpisë dhe minberit të tij është kopsht prej kopshteve të Xhennetit.
42. Çarja e hënës i është dhënë si mrekulli.
43. Sheh edhe pas shpine.
44. Ëndrrat e tij janë të vërteta.
45. I janë prezantuar pejgamberët me popujt e tyre.
46. Vula e pejgamberllëkut i është vënë në mes të krahëve.
47. I janë dëftuar disa nga sekretet e së ardhmes (gajbit).

B) Gjërat me të cilat Allahu e nderoi në ahiret.

48. E përshkroi me dëshmi.
49. I është mundësuar ndërmjetësimi.
50. I pari që ringjallet.
51. Është prijës (imam) dhe ligjërues i pejgamberëve.
52. Të gjithë pejgamberët janë nën flamurin e tij.
53. I pari që e kalon Siratin.
54. I pari që troket derën e Xhennetit.
55. I pari që hyn në Xhennet.
56. I është dhënë vesileja (pozita më e lartë në Xhennet) dhe fadileja.
57. I është dhënë mekami mahmud (ndërmjetësimi më i madh).
58. I është dhënë Keutheri, i cili është lum në Xhennet.
59. I është dhënë flamuri i falënderimit.
60. Do ta ketë një karrige në të djathtë të Arshit.
61. Është pejgamberi me më së shumti pasues.
62. Eshte zoterou i tere njerezimit ne Diten e Kijametit.
63. Është i pari që ndërmjetëson dhe ndërmjetësohet.
64. Është përgëzues i njerëzve në ditën kur edhe pejgamberët shkojnë tek ai.
65. Gjërat me të cilat frymëzohet gjatë kohës sa është në sexhde para Arshit janë gjëra që askujt as më parë dhe as më pas nuk do t’i jepen.
66. Minberi i tij do të jetë mbi kroin e tij.

C) Gjërat me të cilat e nderoi në ummetin e tij.

67. Është ummeti më i mirë.
68. Allahu i ka quajtur muslimanë dhe i ka veçuar me Islam.
69. Allahu ua ka përsosur fenë dhe ua ka plotësuar dhuntinë.
70. Allahu ua ka larguar vështirësitë.
71. Namazi i Isait pas imamit musliman.
72. U janë lejuar preja dhe plaçka e luftës.
73. Safat e tyre janë bërë sikurse safat e melaikeve.
74. Tejemmumi dhe namazi kudo në tokë.
75. Veçimi me Ditën e Xhuma.
76. Veçimi me kohën e përmbushjes së duasë Ditën e Xhuma.
77. Veçimi i tyre me Natën e Kadrit.
78. Ummeti i tij janë dëshmitarët e Allahut në tokë.
79. Janë të përshkruar fisnikërisht në fetë e mëparshme (shpalljet-librat e mëhershme).
80. Nuk shkatërrohen me uri dhe as që mundet ndonjë armik i jashtëm ta shkatërrojë rrënjësisht.
81. Është veçuar me namazin e jacisë.
82. Beson në të gjithë pejgamberët.
83. Është ruajtur nga shkelja e së drejtës së Allahut.
84. Një grup ende vazhdon në të vërtetën.

D) Gjëra me të cilat Allahu e ka nderuar ummetin e tij në ahiret.

85. Dëshmues për pejgamberët kundër popujve të tyre.
86. Të parët që e kalojnë Siratin.
87. Të parët që hyjnë në Xhennet.
88. Veçimi me hyrjen në Xhennet nëpërmjet derës ejmen (të djathtë).
89. Do të shpaguhet (kursehet nga zjarri i Xhehennemit) me ummete tjera.
90. Nga shenjat e abdesit vezullojnë.
91. Janë në numër më së shumti në Xhennet.
92. Allahu do ta bëjë të kënaqur Pejgamberin e Tij në ummetin e vet.
93. Shumëfishimi i shpërblimit edhe pse pak vepra.
94. Tërë ummeti hyjnë në Xhennet përveç atyre që me mëkatet e tyre refuzojnë të hyjnë në Xhennet.
95. Ndërmjetësimet e shumta në ummetin e tij.
96. Dëshira e pabesimtarëve për të qenë muslimanë.
97. Janë të fundit në dunja por të parët në ahiret.
98. Një shifër e madhe hyjnë në Xhennet pa llogari.
99. Kanë shenje me të cilën e njohin Zotin e tyre.
100. Në këtë ummet do të ketë zotërinj të Xhennetit.

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!

Burimi: http://saaid.net/Minute/76.htm
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI/sedatislami.wp
25.03.2008

Artikulli paraprakAntisemitizmi sërish një temë në Berlin
Artikulli vijuesAKUJT PO SHKRIHEN