Erdogan, Berishës "frikacakë"!

Erdogan, presion Berishës të votonte pro Palestinës: “Bota përbëhet nga shumë frikacakë”

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, duket se ka bërë presion tek Berisha, në mënyrë që Shqipëria të votonte pro Palestinës në OKB. Lajmi pohohet nga e përditshmja turke “Hyrriet”.

Shqipëria pritej të votonte kundër, por ka abstenuar sipas gazetës turke, pas presionit të Erdoganit. Megjithatë ky i fundit sërish ka mbetur i pakënaqur, duke qenë se nuk donte abstenim, por votë pro, duke qenë se abstenimi ishte pothuajse një votë kundër.

Erdogan, sipas gazetës, ka thënë se ka telefonuar një kryeministër, emrin e të cilin nuk e përmendi, që ta mendonte votën e planifikuar si abstenim.

“Bota përbëhet nga shumë frikacakë”, ka thënë Erdogan, fjali që mendohet se e ka thënë pikërisht për homologun e tij shqiptar, Berisha, që nga ana tjetër mendohet se ka pasur presionin amerikan për të votuar kundër Palestinës.

Erdogan, gjatë bisedës, ka thënë se votimi do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat mund të përkeqësohen.

Artikulli paraprakErdogan, Berishës "frikacakë"!
Artikulli vijuesSi e duan serbët implementimin e IBM-së?