100,000 britanikë kanë përqafuar Islamin, shumë pej tyre femra.
Rreth 5,200 njerëz në Britani të Madhe kanë ndryshuar besimin fetar vetëm vitin e kaluar.
Numri i të konvertuarve muslimanë në Britani ka kaluar 100.000, nxitur nga një rritje nga femrat e reja të bardha që kanë pranuar besimin Islam.
Shifra pothuajse është dyfishuar në dhjetë vjet – me një mesatare konvertimi të femrave të reja të bardha 27-vjeçare, të ngopura me konsumizmin britanik dhe imoralitetin.
Këto shifra, janë zbuluar në një studim nga grupi “Çështjet Fetare” mbi shumë-
besimet, që deklaron se vendi po kalon një proces të “Islamizimi”.
Sondazhi i të konvertuarve ka zbuluar se gati 2/3 ishin gra dhe se më shumë se
70% ishin të bardhë dhe mosha mesatare në konvertim ishte vetëm 27vjeç.
Por, raporti i organizatës argumentoi se shumica e të konvertuarve e kanë parë
fenë e tyre si “në përputhje të përkryer” me jetesën në Britani.
Na u tha se: “Konvertimet nuk përfaqësojnë një devijim të kolonës së pestë të vendosur për të minuar rrugën perëndimore të jetesës – ky është një grup i njerëzve të zakonshëm të bashkuar në një besim fetar që ata, për pjesën më të madhe, e shohin si të përkryer në përputhje me jetën perëndimore. ”
Raporti ka vlerësuar se rreth 5,200 burrave dhe grave kanë përqafuar Islamin gjatë 12 muajve të fundit, duke përfshirë edhe 1.400 persona prej tyre vetëm në Londër. Gati 2/3 ishin gra dhe se më shumë se 70% ishin të bardhë dhe mosha mesatare në konvertim ishte vetëm 27vjeç.
Në vitin 2001 ka qenë rreth 60.000 muslimanë të konvertuar në Britani. Që atëherë, vendi ka parë përhapjen e ekstremizmit dhe komploteve të dhunshme terroriste, duke përfshirë edhe shpërthimet e 7 korrikut.
Konvertimet e kthyer në ekstremizëm kanë përfshirë edhe Nicky Reilly, i cili u përpoq të hidhte në erë një restorant në Bristol me një bombë gozhdë, bombarduesin e këpucëve, Richard Reid dhe bombëvënësen e 7 korrikut, Germaine
Por, raporti sqaron se numri i të konvertuarve të thithur në ekstremizëm përfaqëson veçse një “pakicë shumë të vogël”.
Sondazhi, i kryer nga z.Kevin Brice nga Universiteti Swansea, i ka pyetur të konvertuarit për pikëpamjet e tyre mbi aspektet negative të kulturës britanike.
Ata identifikuan si aspekte negative; alkoolin dhe dehjen, “mungesën e moralit dhe lejueshmërinë e imoralitetit seksual” si dhe “konsumizmin e shfrenuar”.
Më shumë se 1/4 ka pranuar se ka pasur një “konflikt të natyrshëm” midis të qënurit një mysliman i devotshëm dhe jetesës në Mbretërinë e Bashkuar. 9/10 të konvertuarave femra thanë se ndryshimi i fesë kishte çuar ato drejt veshjes më konservative. Më shumë se gjysma ka filluar të veshë shallin Islam në kokë dhe 5% e tyre kishte veshur burka.
Më shumë se gjysma thanë se përjetuar vështirësi pas konvertimin shkak të qëndrimeve negative në mesin e familjes së tyre.
Lynne Ali: “Kjo jam unë realisht”
Ajo pranon se ajo ka qenë një adoleshente e “festave të shthurrura rinore”. Por jeta e saj plot tension i ka sjellë asaj ndjesinë se diçka i mungon jetës së saj. 31 vjeçarja ish-Dj, nga Gagenham në Esex, tha se: “Unë do dilja me miqtë dhe do dehesha, me veshje të ngushta dhe të shkurtra në takime me djem”.
“Isha në kërkim të diçkaje dhe nuk ndieja të plotësoja boshllëqet me jetën e shthurrur me pije dhe festa të rënda.”
Më pas ajo njohu Zahid-in në Universistet dhe u konvertua në Islam në moshën 19vjeçare dhe tashti ajo ka vendosur edhe shami.
“Jam shumë e kënaqur që gjeta rugëdaljen e duhur”- thotë ajo.
“Kjo jam unë, e vërteta. Jam shumë e kënaqur që falem 5herë në ditë dhe që marr pjesë në xhami. Unë nuk jam më skllave një shoqërie të copëtuar dhe
pritshmërive të saj”.
Fiyaz Mughal, drejtor i Çështjeve Besimit, ka thënë: “Konvertimi në Islam ka
qenë damkosur nga mediat dhe gabimisht e lidhur me ideologjitë ekstremiste dhe
praktikave diskriminuese kulturore.”