Të paktën 20 të vdekur nga sulmet ajrore në perëndim të Sirisë

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet ajrore, gjatë mbrëmjes së djeshme, në perëndim të Sirisë, bëri të ditur sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore në qytetin Salma, në rajonin Jabal Akrad”, deklaroi drejtori i OJQ-së, Rami Abdel Rahmane.

Sipas tij, 10 prej tyre ishin civilë.

“Gjashtë të tjerë ishin kryengritës sirianë dhe katër të huaj”, theksoi ai.

“Numri i të vdekurve mund të rritet për shkak të numrit të plagosurve, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike”, shtoi Abdel Rahmane. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakReus nuk largohet nga Dortmund
Artikulli vijuesProstitucioni, 5 shqiptarë në pranga