11 Mënyra për të larguar shejtanin

1- Kërkimi mbrojtje nga Zoti. Me të thënë: “Eudhu bil-lahi minesh shejtani rraxhim”, shejtani largohet dhe nuk mund të të afrohet dot. Për këtë ne lexojmë dhe suren En-Nas: “Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) tek Zoti i njerëzve! Sunduesi i njerëzve, Të adhuruarin e njerëzve. Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, Qoftë ai (cytësi) nga xhindët ose nga njerëzit.” (En-Nas: 1-6) Fjalën “juuesuisu” dhe “khannas” Zoti i ka vendosur pranë njëra- tjetrës. Kjo pasi vesvesi largohet menjëherë kur ti kërkon mbrojtje nga Zoti.

2- Përmendja e Zotit. Kur të ndjesh që shejtani filloi të të nxisë dhe tundojë për gjynahe, fillo të kujtosh Zotin. Thuaj sa më shpesh: “La ilahe il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah, Estagfirull-llah.

3- Dy suret e fundit të Kur’anit, El-Felek dhe En-Nas. Lexoji këto dy sure çdo mëngjes dhe mbrëmje. Ato do të të mbrojnë nga shejtani. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për këto dy sure: “Askush nuk ka kërkuar mbrojtje më mirë se me këto të dyja.”

4- Ajeti Kursij. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] rreth këtij ajeti: “Nëse shkon në shtrat për tëfjetur, lexoje Ajetin Kursij, pasi do të kesh një mbrojtës të Zotit gjithë natën.”

5- Sureja El-Bekare. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Në një shtëpi në të cilën lexohet sureja Bekare, nuk mund të hyjë shejtani.”

6- Të thuash: “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.” Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kush thotë njëqind herë në ditë “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir” ata do e mbrojnë nga shejtani për atë ditë.” (Buhariu, 3293)
Po ta thuash njëqind herë çdo ditë, shejtani nuk mund të të afrohet. Përse të mos e thuash atëherë?

7- Abdesi. Kjo pasi shejtani është prej zjarrit dhe zjarrin nuk e shuan veçse uji.

8- Ulja e shikimit para haramit. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Shikimi është një shigjetë nga shigjetat e Iblisit. Kush e ul shikimin ngafrika e Zotit, Zoti do ia kompensojë me ëmbëlsi, të cilën e ndien deri në Ditën e Kijametit.”

9- Shoqërimi me besimtarët. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem]: “Nga të gjitha delet, ujku ha atë që është veçuar nga tufa. Shejtani është pranë atij që është i vetëm dhe larg atij që është i shoqëruar.”

10- Namazi. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kur falet biri i Ademit dhe bie në sexhde, shejtani largohet duke thënë: I mjeri unë. I biri Ademit u urdhërua të bjerë në sexhde dhe u bind dhe për këtë fiton xhennetin. Kurse unë u urdhërova të bie në sexhde dhe refuzova, për këtë fitova zjarrin.”

11- Pendimi. Kur Zoti e mallkoi shejtanin, ai i tha: “Betohem në Madhështinë dhe Krenarinë Tënde që do i tundoj përderisa kanë shpirtrat në trupat e tyre. Kurse Zoti ia ktheu: Betohem në Madhështinë dhe Krenarinë Time që do i fal përderisa më kërkojnë falje.”
Me këto që përmendëm më lart, shohim se ushtarët e besimtarit janë më të fuqishëm dhe më të shumtë se ushtarët e shejtanit. Megjithatë/ lufta vazhdon të jetë e ndezur, pasi shejtani kërkon që me çdo kusht të të çojë drejt humbjes dhe zjarrit. Ai arriti që të mashtrojë babanë dhe nënën tonë dhe i nxori nga xhenneti. Ai ka mashtrur shumë nga parardhësit e tu, madje të ka mashtruar ty kushedi sa herë. Thotë Zoti në Kur’an: ” Si e bëtti atë dhe pasardhësit e tij mik në vendin Tim, dnke qenë se ata janë armiqtë tuaj? Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!” (El-Kehf: 50)

Artikulli paraprakSi te largosh brengat dhe pikellimet?
Artikulli vijuesSi mund ti largojmë shejtanët?