Si mund ti largojmë shejtanët?

Shejtanët mund të largohen vetëm nëpërmjet leximit të shumtë të Kur’anit dhe dhikrit [përmendjes së Allahut] si dhe kërkimit të shpëtimit nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja që Ai ka krijuar.

Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Kushdo që ndalet për të pushuar dhe thotë:’E’udhu bi kelimet Allah it-tammeh min sherri ma khalak/kërkoj shpëtim në fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja që Ai ka krijuar’…asgjë s’do t’i bëj dëm atij, derisa të lëvizë nga ia vend”.

Një njeri tha:”O i Dërguar i Allahut, mbrëmë më pickoi një akrep”. Ai [salallahu alejhi ue selam] i tha:”Sikur të thoshe:’E’udhu bi kelimet Allah it-tammah min sherri ma khalak’, s’do të të dëmtonte”.

Dhe ai [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Kushdo që thotë tre herë në mëngjes:’Bismilahi ledhi la jedurru mea ismihi shej’un fil-erd ue la fis-sema ue huwe el-semi ul-aliim/Në emër të Allahut, me emrin e të cilit asgjë nuk dëmtohet në tokë a në qiell, dhe Ai dëgjon gjithçka, është i gjithëdijshëm’, …asgjë s’do ta dëmtojë atë, deri të vijë mbrëmja, dhe kushdo që e thotë në mbrëmje, asgjë s’do ta dëmtojë atë, deri të vijë mëngjesi”.
E lus Allahun të na ndihmojë neve dhe të gjithë vëllezërve tanë në arritjen e dijes së dobishme dhe të veprojmë sipas saj, se Ai dëgjon gjithçka, përherë është afër.

Artikulli paraprak11 Mënyra për të larguar shejtanin
Artikulli vijuesSi të prek engjëlli dhe si të prek shejtani?