11 vjeçari me fakultet

0
297

Tanishq Abraham, është 11 vjeç.

Por, me një pasion të paparë për të mësuar.

Vitin e kaluar ai ka diplomuar nga shkolla e mesme, e është regjistruar menjëherë në kolegj.

Tash ai ka diplomuar në matematikë, fizikë, shkencat e përgjithshme dhe në gjuhë të huaja, raporton Los Angeles Times.

“Nuk është ndonjë gjë e madhe kjo. Thjesht kam ndjekur pasionin tim për të mësuar”- është shprehur Abraham.

11 vjeçari jeton në Sacremento bashkë me prindërit e tij dhe motrën 6 vjeçe, Tiara, transmeton Klan Kosova.

Të dy ai dhe motra e tij, janë bërë pjesë e MENSA (pjesëtarë të një shoqërie me intelegjencë të lartë), me vetëm katër vjet.

Kohën e lirë ata e kalojnë duke kënduar, vizatuar dhe duke luajtur në kompjuter. Por për Abrahamin koha më e mirë është kur shkruan artikuj për NASA.