Iran-Irak: 25 vjet "paqe" nga përfundimi i luftës

Plot një çerek shekulli më parë, më 20 gusht të vitit 1988, hyri në fuqi armëpushimi mes Irakut dhe Iranit. Përfundoi lufta e përgjakshme 8-vjeçare. Sipas mendimit të ekspertëve, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk e arriti fitoren e pakushtëzuar.
Natyrisht, secili prej këtyre shteteve shpresonte të shpartallonte në luftën shumëvjeçare tjetrin. Megjithatë, udhëheqësit e tyre duhej të kuptonin se bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i lejonte një shteti të korrte fitoren ushtarake në kuptimin e plotë të fjalës. Pasi fitorja do të çonte në vendosjen e kontrollit të njërit prej këtyre dy shteteve mbi burimet kolosale të naftës dhe të gazit në zonën e Gjirit Persik. Për më tepër se Republika Islamike e Iranit shpallte publikisht qëndrimin e vet negativ si ndaj Perëndimit (kapitalist), ashtu dhe ndaj Lindjen (socialiste), duke pretenduar haptazi me këtë për vendin e superfuqisë dhe rolin e udhëheqëses në botën islame. Bazuar në këtë analizë mund të nxirret konkluzioni i mëposhtëm: superfuqitë i lejuan Irakut dhe Iranit të luftojnë midis tyre, por asnjërës prej palëve konfliktuese nuk i lejuan të mposhtë, të shpartallojë përfundimisht kundërshtarin e vet.
Meqë ra fjala, në të ashtuquajturën “Doktrina e Carter-it” Gjiri Persik konsiderohej si zonë e interesave vitale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimit. Ndërsa kjo do të thoshte në mënyrë mëse të qartë se SHBA-ja nuk do të lejojë asnjë ndryshim të papritur e të theksuar në ekuilibrin e forcave në rajon.
Një rëndësi thelbësore në shpërthimin e luftës Irako-Iraniane kishte faktori naftë. Sipas mendimit të Fuad Mursi, studiuesit të njohur të problemeve politike të naftës së Lindjes së Mesme, kjo luftë ishte kryesisht rezultat i politikës nxitëse të monopoleve Perëndimore të naftës. Sipas konkluzionit të Fuad Mursi, konflikt Irako-Iranian çoi në dobësimin dramatik të pozitave të vendeve të OPEC-ut. U reduktua ndjeshëm prodhimi dhe eksporti i naftës nga këto dy vende. Ndërsa kjo do të thoshte se Perëndimi, në fakt, arriti të rrisë ndikimin e vet në tregun botëror të naftës.
Ku e ku më substanciale se humbjet ekonomike dolën ato të jetëve njerëzore. Sipas të dhënave jozyrtare, lufta Irako-Iraniane mori jetët e 1 milion njerëzve. Është e rëndësishme të mos lihet në harresë edhe dëmi ekonomik: u shkatërruan shumë qytete dhe fshatra, për rimëkëmbjen e të cilave u nevojitën më pas qindra miliarda dollarë.

Ivan Zaharov

*Qëndrimet e paraqitura janë relfektim personal i autorit dhe jo i redaksisë kohaislame.com, ato nuk paraqesin domosdoshmërisht atë që redaksia kohaislame.com i di si të vërteta.

Artikulli paraprakInternet.org mëton t'i jap çasje në internet të gjithë botës
Artikulli vijuesNjë këngëtar gjerman lufton në Siri (VIDEO)