12 aeroplanë Izraelit shkelën hapësirën ajrore të Libanit

Të paktën 12 aeroplanë të Forcave Ushtarke Ajrore të Izraelit shkelën hapësirën ajrore libaneze natën e të mërkurës, gjë që bie në kundërshtim me Rezolutën 1701 të OKB-së, thuhet në një deklaratë të Komandës së ushtrisë libaneze. Në të vihet në dukje se avionët u panë mbi pjesë të ndryshme të vendit.

Shtypi lokal kujton se Rezoluta 1701 i bën thirrje Tel Avivit të respektojë sovranitetin e Libanit.

Artikulli paraprakAssad është i gatshëm të shkatërrojë Damaskun për të fituar
Artikulli vijues"BBC": Tajlanda po i shet muslimanët arakanë