Karkalecat shkatërrojnë jugun e Izraelit

Një mori e paparë karkalecash, që kanë fluturuar nga Egjipti, po boshatisin jugun e Izraelit. Karkalecat kanë shkatërruar tërë bimësinë përtej kufijve të tokës bujqësore. Janë dëmtuar seriozisht ullinjtë dhe pemët frutore.

Në rrezik janë edhe shoferët. Në rrugë ka një numër të atillë karkalecash, saqë shoferët nuk mund të shikojnë se ku mbaron asfalti dhe ku fillon rëra.

Përfaqësues të autoriteteve lokale deklarojnë se Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit e ka humbur totalisht kontrollin mbi situatën.

Artikulli paraprakNë Qeverinë e Egjiptit u shtua numri i "Vëllezërve Myslimanë"
Artikulli vijuesNë Iran po rekrutohen vullnetarë për luftën kundër muslimanëve në Siri