12 miliard dollar investime në Egjypt

Arabia Saudite, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar të premten se për investime në Egjipt do të ndajnë nga 4 miliard dollar. Premtimet janë dhënë në konferencën investuese në pushimoren në detin e kuq, Sharm el Sheik. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kumtuar se do të vendosin 2 miliard dollar në Bankën Qendrore të Egjiptit, ndërsa edhe dy miliard dollar do të investojnë në bujqësi. Arabia Saudite do të jep një miliard dollar nga resurset e veta në Bankën Qendrore, ndërsa Kuvajti nuk ka precizuat se në çfarë mënyre do të ndajë ndihmën e Egjiptit. Konferenca në Sharm el Sheik është organizuat me qëllim që të nxis ekonominë e ngecur egjiptiane, transmetojnë mediat egjiptase. Ministri i investimeve Ashraf Salman ka thënë më parë për Reuters se nga konferenca pret kontrata me shumë nga 15 gjer në 20 miliard dollar. Sekretari shtetëror amerikan John Kerry ka arrit të premten në Sharme el  Sheik për të marr pjesë në konferencën investuese.
 
Para fillimit të konferencës Kerry është takuar me kryetarin egjiptian Abdel Fattah al Sisin, me kryetarin palestinez Mahmud Abas dhe mbretin jordanez Abdullahun, për të biseduar lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, kanë deklaruar një zyrtar i State Departamenit amerikan dhe një zyrtar i kryetarit egjiptian. Ata kanë biseduar ”për nisjen e procesit paqësor që të arrihet paqja globale dhe e drejtë në regjion”, precizohet në kumtesën e kryesisë egjiptiane. Kryetari egjiptian ka vlerësuar se” realizimi i paqes në rajonin e Lindjes së Afërt do të kishte ndikim pozitiv dhe do të sjell stabilitet në të gjitha shtetet në rajon” thuhet në deklaratë. Kerry më parë ka bërë thirrje njerëzve afarist që të investojnë në Egjipt dhe ka lavdëruar reformat ekonomike “të guximshme” me të cilët kryetari egjiptian do të kthejë besimin e investitorëve në vend.
 
Në fjalimin para Odës Ekonomike Emerikane në Egjipt gjatë konferencës investuese Kerry ka thënë se investimi privat do të ndihmojë që ekonomia egjiptiane të arrijë rritjen dyshifrore ekonomike vjetore. Ka paralajmëruar përkrahjen amerikane reformave të mëtejme e cila do të lehtësojë menaxhimin në Egjipt dhe do të mbrojë investimet e huaja. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan dhe janë të gatshme të jenë katalizator i zhvillimit ekonomik egjiptian, vlerësojmë përpjekjet të cilët keni investuar dhe duam që t’ju ndihmojmë”, ka thënë ai.
Artikulli paraprakMyftiu i Arabisë Saudite: ISIS në shkelje të të drejtpërdrejtë të parimeve Islame
Artikulli vijuesXhamia në Queensland hap dyert për publikun