13-vjecarja abuzohet seksualisht, 7 muajshe shtatzënë

KORCË-Një e mitur 13-vjecare ka mbetur viktimë e abuzimit seksual nga një 19-vjecar, nga i cili sot pret një fëmijë. Denoncimi për djalin është bërë këto ditë në policinë e Korcës nga nëna e vajzës, kurse abuzimi seksual dyshohet të ketë ndodhur në muajin qershor të vitti 2014, pasi aktualisht vajza është 7 muajshe shtatzënë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjonomadh të Korcës ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 19-vjecarin banor të këtij fshati. i I riu E.H akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur S.L. Kjo e fundit e ka mbajtur fshehur episodin, për shkak të opinionit publik. Por ditën që barku u rrit dhe pas ekzaminimit tek gjinekologu u evidentua një shtatzëni në muajin e 7-të, nëna e vajzës ndërmerr një vendim, abortin.

Nënë e bijë i drejtohen maternitetit dhe kërkojnë ndërprerjen e shtatzanisë, por mjekët nuk e kanë lejuar për shkak se embrioni është 7 muajsh dhe ndërprerja e shtatzanisë kryhet vetëm para muajit të katërt. Në këto rrethana nëna 35-vjecare i drejtohet policisë duke denoncuar djaloshin 19-vjecar.
“Ai është kallëzuar nga shtetësja E.L, 35 vjec banuese në fshatin Gjonomadh, e cila deklaron se në muajin qershor 2014, në fshatin Gjonomadh, shtetasi i mësipërm ka kryer marrdhënie seksuale me dhunë me vajzën e saj të mitur S.L,”- thotë policia.
Ky i fundit është arratisur nga fshati dhe besohet se fshihet tek njerëzit e së ëmës në Laç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme./BalkanWeb/kohaislame

Artikulli paraprakRama: Qytetarëve, denonconi korrupsionin online!
Artikulli vijuesPrinci jordanez, Al Hussein kandidon për presidencën e FIFA-s