130 fëmijë hospitalizohen për çdo ditë në Shkup

0
186

 

 Rreth 130 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Fëmijët më të vegjël në të shumtën e rasteve kanë pasur infektime në organet e sipërme të frymëmarrjes, ndërsa te fëmijët më të moshuar krahas ndezjes në organet e njëjta kanë pasur edhe viruse në stomak.

Mjekët pediatër nga Klinika e fëmijëve thonë se kjo periudhë është përplot me shkaktar sezonal të sëmundjeve te fëmijët.

“Mbrojtja më e mirë është që të konsumohen shumë lëngje, shumë vitaminë C, të mos qëndrojnë jashtë një kohë të gjatë në mot të ftohtë. Nëse qëndrojnë të vishe mirë. Të mos shkojnë në hapësira të mbyllura, si kinema, teatro ku mund të shkëmbehen sëmundjet”, deklaroi Maja Ivanovska, mjeke në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Për momentin rreth 130 fëmijë janë hospitalizuar në këtë klinikë. Numrin e madh e të sëmurëve, mjekët e sqarojnë me temperaturat e ulëta, qëndrimin në ambiente të vogla ku mund të barten sëmundjet, por si shkak paraqitet edhe ajri i ndotur. Ekziston edhe një shkak, ditët e lira që i kanë mjekët amë gjatë festave