Dëshmitari për vrasjen e pesëfishtë është femër

Dëshmitari i mbrojtur i kodifikuar E1 në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit është femër. Kështu shkruan gazeta e përditshme “Koha” në Shkup, duke u thirrur në burimet e saj.

Sipas gazetës, dëshmitari E1 ka nxitur reagime dhe dyshime tek familjarët e të arrestuarëve dhe të dyshuarëve në operacionin “Monstra” më 1 maj në rajonin e Shkupit, të cilët janë pjesë e akuzës së ngritur për vrasjen e pesëfishtë. Edhe avokatët mbrojtës i thanë gazetës “Koha” se rasti është i dyshimt, pasi që pas pesë muajve të hetimeve po nxirret një dëshmitar i mbrojtur. Avokati Naser Raufi ka theksuar se pret që të shohin se çfarë do të thotë ky dëshmitar i mbrojtur.

Siç bëhet e ditur, dëshimtari E1 pritet të dëshmojë se gjoja ka qenë dëshmitare okulare e vrasjes së pesëfishtë dhe se ka njohuri për rastin dhe të dyshuarit.(INA)/kohaislame

Artikulli paraprakShqipëria me 55 multimilionerë, Maqedonia me 35
Artikulli vijuesKrasniqi paralajmëron mundësinë e largimit nga PDK