Duan të na i kthejnë emigrantët!

Kthime masive të emigrantëve kosovarë pritet të ndodhin shpejt.
Me prioritet, largimin e të ikurve të muajve të fundit për në shtete të Bashkimit Evropian do ta bëjnë Gjermania, Austria e Zvicra, dhe, sipas burimeve, shpenzimet e udhëtimit do të detyrohet t’i heqë Qeveria e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Një burim i gazetës ka thënë të enjten se tashmë Ambasada e Kosovës në Gjermani ka kontaktuar me kompani të fluturimeve, të cilave iu ka kërkuar të bëjnë oferta në lidhje me transportimin e emigrantëve nga Gjermania në Kosovë. Oferta është kërkuar të bëhet për një mijë emigrantë.

“Ambasada ka komunikuar me disa kompani të fluturimeve nga të cilat ka kërkuar të dijë se cila është kostoja për kthimin me avionë të një mijë emigrantëve. Nuk e di nëse është përzgjedhur kompania, por dihet se fatura do të paguhet nga Buxheti i Kosovës”, ka thënë ky burim.

Artikulli paraprak130 fëmijë hospitalizohen për çdo ditë në Shkup
Artikulli vijuesAnglishtja e Thaçit !