Në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë gjatë dyzet e tetë orëve të fundit janë dërguar 14 fëmijë refugjat, të cilëve iu kanë kryer kontrolle të specializuara.
Refugjatëve iu janë kryer kontrollet e nevojshme dhe intervenimet si dhe iu është dhënë terapia e nevojshme mjekësore, pas së cilës të njëjtët janë kthyer në Qendrën Transistore në Tabanoc.
Përndryshe, mbrëmë në kamp ka pasur 1038 refugjat, përderisa në vijën kufitare nuk ka refugjat.