18 Këshilla islame

1. Pastroje qëllimin për hir të Allahut të Plotfuqishëm, ruaju nga hipokrizia si në thënie, po ashtu edhe në vepra!

2. Pasoje traditën [Sunetin] e Pejgamberit të fundit Muhamedit alejhi selam, në të gjitha thëniet, veprat si dhe në parimet morale.

3. Frikësoju Allahut të Madhërishëm dhe kushtëzohu në kryerjen e të gjitha urdhrave [obligimeve] dhe ndalohu nga të gjitha të ndaluarat [haramet]!

4. Pendohu tek Allahu me pendim të sinqertë dhe shtoje istigfarin [kërko falje nga Allahu më shumë duke thënë Estagfirullah]!

5. Frikësoju Allahut të Gjithëmëshirshëm në të gjitha lëvizjet dhe punët që vepron!

6. Nënshtroju dispozitave të fesë islame, se vërtet feja islame është nënshtrim dhe bindje ndaj Allahut të Plotfuqishëm; ki kujdes nga vlerësimi i gjërave sipas mendjes dhe logjikës tënde sepse mendja është e kufizuar, ashtu siç ka shikimi largësinë e fundit dhe përtej saj nuk mund të kalojë!

7. Ulu me dijetarët [ulematë], duaji ata, përfito prej tyre dhe bëhu modest. Gjithashtu edhe fëmijëve bëjua zakon që t’i duan ata dhe të shoqërohen me alimët [dijetarët], sepse vërtetë dijetarët janë trashëgimtarë te të Dërguarve të Allahut të Madhërishëm!

8. Dëgjoji ligjëratat me përkushtim dhe përfito prej tyre!

9. Pranoje të vërtetën pa marrë parasysh se kush ishte thënësi i saj, i vogël apo i madh, dhe ruaju nga kokëfortësia dhe mendjemadhësia!

10. Pastroje besimin [akiden] sipas Kuranit dhe Sunetit [Traditës] të Pejgamberit alejhi selam, ruaju prej doktrinave dhe shprehjeve të cilat të shpijnë në mosbesim [kufër]!

11. Beso në Allahun xh.sh, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit [Resulët] e Tij, në Ditën e Fundit dhe se përcaktimi [kaderi] i mirë apo i keq qoftë ai, ndodh me lejen e Allahut [xh.sh]!

12. Mos i paso të tjerët me pasim të verbër!

13. Mos thuaj për Kuranin asgjë sipas mendimit tënd (mos thur komente sipas qejfit tënd), por bazohu në transmetimet e vërteta dhe tefsiret burimore!

14. Insisto në leximin e librave në mënyrë të vazhdueshme dhe njerëzve mësoju të dobishmen, sepse më i miri prej njerëzve është ai që mëson diturinë dhe ua mëson të tjerëve!

15. Doemos duhet t’i përmbaheni librit i cili shtjellon çështjet e shkollës juridike [medhhebit( tuaj1!

16. Gjithsesi duhet t’i keni dhe t’i mësoni këta libra: “Rijadus-sà lihÄ©n” të autorit [Imam En-nevevijj], librin: “Núrul Jekín Fissíreti” [El-Huderij], libri: “Kitab El-Edhkár” të autorit [El-Imaam En-nevevij] si dhe libra të ngjashme me këto që u përmendën!

17. Largohu nga të shikuarit e revistave imorale (me përmbajtje erotike) dhe të ndyra me pornografi; shmangu nga leximi i librave që luftojnë dhe janë në kundërshtim me Islamin!

18. Nxito në punët e mira sepse do të shpërblehesh dhe do të arrish shpërblimin [sevapin] e të gjithë atyre që marrin mësim prej teje!
.

 

/autori Ahmed Izzudin El-BejanunPërktheu: Mr Fehim Dragusha/klubikulturor/kohaislame

Artikulli paraprakPërgjigje ndaj 10 pyetjeve me të shpeshta që i bëjnë të Krishterët
Artikulli vijuesDisa prej arsyeve përse u ndërmorr largimi i Mursi-t