Të paktën 19 persona, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë, humbën jetën sot nga përplasja e një autobusi me një kamion në Pakistan, bëjnë të ditur zyrtarët lokalë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Aksidenti ndodhi pranë qytetit Faisalabad në provincën Punjab në lindje të vendit, si pasojë e drejtimit të shpejtë dhe të pakujdesshëm të autobusit”, tha zyrtari Mohammad Naseem.
“Të vdekurit dhe të plagosurit i transportuam në spital. Disa prej tyre janë në gjendje kritike”, tha Naseem.
Në Pakistan, aksidentet e trafikut janë të shpeshta për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve, mos mirëmbajtjes së automjeteve dhe drejtimit të pakujdesshëm të tyre.