20 MËNYRA TË BASHKËVEPRIMIT ME KRIZAT

1.Bindu se çdo gjë ndodhë sipas përcaktimit dhe se ajo që të ka ngjarë ty ka qenë e shkruar të ndodhë patjetër. Qetësohu dhe rehatohu shpirtërisht si dhe edukoje veten me besimin e vërtetë në kader (caktim të Allahut).
2.Shikoje krizën edhe nga një këndvështrim tjetër si dhe kujtoje rregullin hyjnor: “لا تَحْسَبُوهُ شَرًّا لَكُمْ بَلْ هُوَ خَيْرٌ لَكُمْ …Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj…” (en-Nur, 11)
3.Ku ta dish, sa e mira mund të jetë e fshehur në atë fatkeqësi! A nuk është Allahu më i Urti dhe më i Gjithëdituri?!
4.Trajtoje krizën ashtu siç është, as mos e minimizo, por as mos e zmadho atë.
5.Ke kujdes ta trajtosh problemin kur ti je nën ndikimin e hidhërimit ngase kjo vetëm sa e komplikon atë dhe pamundëson zgjidhje e tij.
6.Përpiqu të jesh vërtetë durimtar, jo vetëm me fjalë por edhe praktikisht. Paso të Dërguarit e Allahut [alejhimus salatu ves selam] ngase janë modeli më i përkryer!
7.Drejtoju portës së sexhdes dhe qaj para Zotit tënd ndoshta të mëshiron. Mëso artet e përuljes dhe nënshtrimit para Zotit tënd!
8.Mos e konsulto çdokënd, përkundrazi, zgjidh vetëm ata që janë të shquar për urtësi dhe sukses në zgjidhjen e problemeve.
9.Nuk bën keq ta konsultosh një psikiatër të sinqertë dhe të zotin në lëmin e tij, ngase shumë probleme ndikojnë edhe në psikikën e të sprovuarit.
10.Mos lejo që fatkeqësia të merr në dorën timon e jetës sate. Udhëto, dil për shëtitje, vizitoje një shok dhe mëso mënyrat e largimit të stresit dhe ngarkesave nga vetja jote!
11.Lexo biografitë e të Dërguarve të Zotit që u shquan me durim, lexoji ato dhe përvetëso moralin e tyre!
12.Vepro me maturi gjatë kohës së sprovës në çdo gjë, pavarësisht sesi e gjykon çështjen ngase ndodhë për një gjë të vogël e të thjeshtë të pendohesh shumë!
13.Kurimi fetar (rukja) ka vendin e vet të padiskutueshëm në sprova. Allahu ka thënë: “قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ …Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues…” (Fussilet, 44) Sa derti e brenga janë shuar shkak i leximit të ajeteve kru’anore!
14.Përkujto se këto sprova shlyejnë mëkatet. Pejgamberi Muhammed [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “مَا يُصِيبُ المُسْلِمَ، مِنْ نَصَبٍ وَلاَ وَصَبٍ، وَلاَ هَمٍّ وَلاَ حُزْنٍ وَلاَ أَذًى وَلاَ غَمٍّ، حَتَّى الشَّوْكَةِ يُشَاكُهَا، إِلَّا كَفَّرَ اللَّهُ بِهَا مِنْ خَطَايَاهُ Nuk ndodhë ta godet besimtarin lodhje a sëmundje, brengë, pikëllim, e keqe nga dikush apo mërzi, madje edhe ferra që i hyn në këmbë, e që Allahu me të të mos ia shlyejë mëkatet!” (Buhariu)
15.Nëse i sprovuari është i afërm me ty, fëmijë grua, vëlla apo motër qoftë, atëherë kujdes si e trajton atë. Bëhu shumë i butë me të!
16.Mos gabo të kërkosh ndihmën e fallxhorëve, magjistarëve apo astrologëve për të dalë nga fatkeqësia! Ruaje besimin tënd!
17.Përkujto sprovat e njerëzve tjerë, që u sprovuan shumë më shumë se ti, ndoshta të lehtësohet dhimbja dhe përballimi.
18.Këto fatkeqësia janë një lloj sprove që sheshazi nxjerrin besimin tënd apo atë që fsheh në zemër. Allahu i Madhëruar ka thënë: “وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën…” (el-Ankebut, 3)
19.Shoqëroji pozitivistët, ata që t’i lehtësojnë problemet dhe të bëjnë ta shijosh jetën.
20.Mos mendo se ti i vetmi je që po sprovohesh. Kjo është pjesë e jetës së çdo njeriu.
21.Paramendo të mirat e Xhennetit që jo shijimi por vetëm shikimi në to do të bëjë të harrosh të gjitha brengat e botës. Allahu na e bëftë nasib Xhennetin!
22.Në kohën e sprovave shfaqen adhurime shumë të rëndësishme, si: mbështetja në Allahun Madhëruar (tevekkuli), besimi në Të, nënshtrimi Atij, etj. Të gjitha këto do ta bëjnë zemrën të jetojë shenja tjera orientimi.
E lus Allahun e Madhëruar që të na lehtësoj dhimbjet, të na largoj brengat dhe të na mbulojë me të mirat e Tij të pakufishme!

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
Burimi: http://denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=10927

Artikulli paraprakAuditimi
Artikulli vijuesTHËNIE TË URTA NGA SHEJH SHA’RAV