2013: Samsung shet 25 milionë telefona në muaj

Samsung Electronics është duke parashikuar profit rekord i cili arrin vlerën prej 7.7 miliardë dollarësh, dhe kjo vetëm për tremujorin e parë të vitit 2013, apo një rritje prej 53 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Raporti i publikuar sot nga gjiganti korean i teknologjisë është më i mirë se të gjitha parashikimet e analistëve financiar, edhe pse pak më i vogël se tremujori i fundit i vitit 2012, kur Samsung kishte arritur shifrën prej 8.3 miliardë dollarëve të profitit.

Megjithatë, rritja e jashtëzakonshme e kompanisë nënkupton se Samsung do të ketë rezultate marramendëse në periudhat e ardhshme të vitit, kur kompania do të lëshojë në shitje modelin e saj më të ri të telefonit – Samsung Galaxy S4, i cili pritet të shitet në më shumë se 100 milionë njësi, për dallim nga mbi 40 milionë njësi sa ishte shitur Galaxy S3.

Sipas Counterpoint Research thuhet se Samsung ka shitur afro 25 milionë telefona për çdo muaj të vitit 2013, për ta rrumbullakësuar këtë shifër në 70 milionë në total deri më tani.kohaislame

Artikulli paraprakGjendet e vdekur 19 vjeçarja nga Besiana
Artikulli vijuesCosic rishfaqet me idenë e ndarjes së Kosovës