Kositësja e barit si vetëtima

Askujt nga ne nuk do t’i kishte shkuar mendja se me një kositëse bari mund ta arrinit shpejtësinë deri në 210km/h. Por, këtë e ka bërë realitet Honda, që e ka prodhuar një mjet të shpejtë si vetëtima.

A mund të shkojë një kositëse bari me një shpejtësi 210 km/h? Zakonisht jo. Mirëpo, Honda e ka prezantuar një zgjidhje për këtë ‘problem’. Në fakt, produkti i ri i kosites së barit ‘Mean Mower’ mund të udhëtojë me një shpejtësi, besoni apo jo, 210 kilometra në orë.

Kjo është një zgjuarsi dhe shkathtësi e kompanisë japoneze të automobilizmit, e cila e mundëson argëtimin dhe zbavitjen e vozitësit. Ky mjet, që shërben për kositjen e barit, peshon 140 kilogramë. Ai posedon një motor të motoçikletave të Honda VTR Firestorm.

Kjo kositëse bari funksionon rregullisht edhe në shpejtësi, falë dy motorëve elektrikë, por e aftë që të mos reagojë në asfalt. Ky mjet është përdorur edhe në disa gara, në Francë dhe Angli. Ky kositës bari mund ta arrijë shpejtësinë prej 0 në 100km/h për vetëm katër sekonda. Vërtetë impresionues!/lajminet/kohaislame

Artikulli paraprakNura u shkruan letër të hapur institucioneve
Artikulli vijuesMicrosoft lanson hartën 3D