Irak, 42 të vdekur nga shpërthimet në seri

Një seri shpërthimesh të bombave kanë ndodhur në Irak, gjatë së hënës, duke vrarë të paktën 42 persona dhe duke plagosur mbi 257 të tjerë, sipas njoftimit të policisë.

Sulmet ndodhën në të paktën 6 provinca: Baghdad, Anbar, Babel, Kirkuk, Salaheddin Diyala dhe Nasriya, kanë konfirmuar zyrtarë të policisë për CNN.

Dy prej bombave kanë shpërthyer në një pikë kontrolli, pranë aeroportit ndërkombëtar të Baghdad-it. Shumica e sulmeve në kryeqytet kanë ndodhur në zona me popullsi shiite, thanë të njëjtat burime për CNN.

Ndërkohë, sulmet në provincat e tjera kanë prekur pikat e kontrolleve të sigurisë, por edhe zyra të politikanëve.

Zgjedhjet provinciale pritet të zhvillohen brenda 5 ditëve, por sulmet e vazhdueshme kanë shqetësuar politikanët, të cilët paralajmërojnë se dhuna mund të ndikojë në rezultatin e tyre, nëse irakianët do t’i frikësohen atyre dhe nuk do të dalin për të votuar në qendrat e votimit, por do të zgjedhin qëndrimin në shtëpi.

*Duke pasur parasysh se një numër i madh i kandidatëve suni janë vrarë në kohën e fushatës pa i pritur zgjedhjet, ky skenar ka gjasë të jetë tërësisht i organizuar nga regjimi shiit në vend dhe aleatët ndërkombëtar, në mënyrë që të përsëritet situata e mëhershme kur në zgjedhje nuk kishte kandidat sunit dhe as nuk u mundësua votimi i popullatës suni, e në këtë mënyrë mbi 90% të kandidatëve që ndërtuan strukturat qeveritare në nivel qendror dhe rajonal ishin nga komuniteti shiit.

Artikulli paraprak(Video) Shpërthime në Boston, tre të vdekur e shumë të lënduar
Artikulli vijuesAfganistan: Nën pushtetin kukull dhe mbështetjen ndërkombëtare, priten korrje rekord të lulekuqes së opiumit