23 nga 25 pjesëtarët e njësisë që vranë Bin Ladenin kanë vdekur!?

Dy vite më parë forcat amerikane kanë arritur që të vrasin një nga personat më të kërkuar të Botës Islame, Bin Ladenin. Është për tu habitur fakti se nga 25 pjesëtarë të forcave speciale “Fokat”, kanë mbetur vetëm dy gjallë, pasi që 23 kanë vdekur.

Vetëm tre muaj pas aksionit të madh, 17 pjesëtarë kanë humbur jetën gjatë rrëzimi të një helikopteri. Familjarët menjëherë dyshuan se ishte likuidim dhe jo aksident, pasi që ata po udhëtonin me një helikopter të vjetër prej luftës së Vietnamit, ndërsa tjera herë ata fluturonin me helikopterët më modern.

Edhe më tepër të dyshimtë këtë ngjarje e bën vdekja e gjashtë pjesëtarëve tjerë të kësaj njësie, edhe atë në kushte mjaft të dyshimta. Të gjashtë pjesëtarët kanë humbur jetën muajin mars këtë vit, gjatë stërvitjeve rutine, në bazën ushtarake “Pinal Airpark” në Arizona, njofton CNN.
Vallë me të vërtetë flitet për likuidim të pjesëtarëve të njësisë speciale, për të mos u kuptuar e vërteta apo ndoshta me të vërtetë është “rastësi” vdekja e tyre do mbetet enigmë për shumë kohë?/albtime/kohaislame

Artikulli paraprakTë lexosh artikujt mbi shëndetin, të bën të ndihesh i sëmurë
Artikulli vijuesGoogle Translate integrohet në Google Chrome për Android