Google Translate integrohet në Google Chrome për Android

Google Translate po përmirëson cilësinë e shërbimit gjithnjë e më tepër.

Pavarësisht përkthimeve jo plotësisht të sakta, madje shpesh herë zbavitëse ky shërbim së shpejti do të integrohet në versionin e Google Chrome 28 Beta për Android.

Kjo do të thotë se në qoftë se përdoruesi hap një uebfaqe në një gjuhë të huaj, në pjesën fundore të ekranit do të shfaqet një menu në të cilën mund të klikohet opsioni i përkthimit të faqes.

Mjafton ta shtypni atë buton dhe menjëherë faqja do tërihapet e përkthyer në gjuhën e dëshiruar.

Në këtë rast mund të përbëjë problem saktësia e përkthimit të uebfaqes, megjthatë Roya Selman, përfaqësues i kompanisë Google është shprehur se ky shërbim po përmirësohet gjithnjë e më tepër.

Aktualisht janë të disponueshme përkthimet në 71 gjuhë të ndryshme. Në fund të fundit një përkthim jo plotësisht i saktë është shumë më mirë se sa pamundësia për ta përkthyer. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprak23 nga 25 pjesëtarët e njësisë që vranë Bin Ladenin kanë vdekur!?
Artikulli vijuesProtestuesit mbushin sheshin