Gjëja që më së shumti të mbron në mungesën tënde është morali yt.
Çdo mbret i madh ka qenë fëmijë i cili qante.
Çdo ndërtesë gjigante ka qenë një projekt në letër.
Nuk është me rëndësi se kush je sot.
Me rëndësi është kush do të jesh nesër.
Zemrave të buta gjithmonë iu bëhet padrejtësi, sepse dyert e tyre hapen shpejtë.
Ai i cili nuk mëson prej të kaluarës, nuk e mëshiron e ardhmja e tij.
Nëse sheh një njeri të mërzitur dhe të vetmuar.
Dije se e ka ngarkuar vetën më shumë se që është e nevojshme.
Dy urtësi mësoj prej kësaj bote.
Në kulmin e hidhërimit asnjëherë mos merë vendime.
Ndërsa në kulmin e lumturisë mos jep premtime.
Nëse më këshillon në vetmi, më ke këshilluar.
Nëse më këshillon para njerëzve më ke poshtëruar.
Mos qaj në jastëkun tënd, sepse nuk ke mundësi të ndryshosh asgjë.
Ngritu dhe qaj në sexhaden tënde. Allahu pas vështirësisë do të sjell lehtësimin
Merr frymë me LA ILAHE – IL-LALLAH.
Qortoje vetën me ESTAGFIRULLAH.
Ndije dhembjen me O ZOT TY TË TAKON FALËNDERIMI
Habitu me madhështinë e Allahut (SUBHANALLAH).
Gëzohu me përshëndetjet që i dërgon të Dërguarit të Allahut.
Fjala e jote në pikëllim le të jetë të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi
Thyeje helmin e syrit tënd me MASHALLAH VE LA HAVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH
Fillo me BISMIL-LAH. Përfundo me ELHAMDULILA.
Lusim Allahun që të jetë i kënaqur me mu dhe me ty.
Pas kënaqësisë së Allahut nuk ka tjetër vetëm se xheneti.
( e përkthyer nga Gjuha Arabe)
Hoxhë: Shaban Murati