25-vjeçarja vetëhelmohet pas dhunës së bashkëshortit

Ishin betuar që të jetonin së bashku me një martesë të lumtur, por ja që gjërat nuk shkuan vaj.

Kriza martesore ka pllakosur në familjen e 37 vjeçarit I.S., në rrethin e Fierit, duke precipituar deri në vetëhelmim të gruas ndaj të cilës ushtroi dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Mbrostar Ura, rrethi Fier, raporton noa.al.

Policia lokale tha se filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.S, 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes R.S 25 vjeçe. Për shkak të kësaj dhune, gruaja e re ka pirë mbidozë medikamente mjekësore dhe ka përfunduar në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se i dyshuari përballet me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes në tentativë. Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Artikulli paraprakSiria: Kemi rrëzuar një dron amerikan
Artikulli vijuesPse horoskopi nuk flet për punë?