Të paktën 29 persona vdiqën dhe 150 të tjerë mundën të shpëtoheshin sot pas fundosjes së një anije me migrantë në Mesdhe, pranë brigjeve egjiptiane, pikënisje e një numri të madh personash që ndërmarrin një udhëtim plot rreziqe drejt Evropës, raporton “CNN”.
“Operacionet e shpëtimit vijojnë për gjetjen e mundshme të pasagjerëve të tjerë në këtë anije të tejmbushur me migrantë që u fundos pranë Rosette, në brigjet veriore të Egjiptit”,- bënë të ditur për median zyrtarë të policisë.
“Në mesin e viktimave figurojnë migrantë egjiptianë, sudanezë dhe kombësi të tjera afrikane që nuk kemi mundur ende të identifikojnë”,- saktësoi Adel Khalifa, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.