3 mijë euro për telefona për anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (Dokument)

0
269

Dikush ka problem sigurimin e pagave në fund të muajit, e dikush shpenzon mijëra euro për telefona mobil.

Pas zyrës së kryeministrit që shpenzojë në blerjen e telefonave mobil, tashmë pothuajse të gjitha institucionet publiku po shpallin tender për blerjen e telefonave mobil.

E fundit që ka shpallur tender është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, duke vendosur 3 mijë euro për 3 telefona për anëtarët e bordit, shkruan lajmi.net.

Ky autoritet kërkon tre telefona që të pajisen Bordi Drejtues me ta, me qëllim të lehtësimit të komunikimit.

Kujtojmë se kompania publike “Infrakos”, para disa ditësh kishte deklaruar se do t’i ndal trenat sepse nuk kanë para as për t’i paguar punëtorët, duke e paraqitur kompaninë në gjendje të rëndë financiare./Lajmi.net/