3 të vrarë në Bengazi

Të paktën tre persona janë vrarë në Bengazi të Libisë, kur protestuesit morën kontrollin mbi disa baza të milicisë islamike.

Raportohet se vrasjet u shënuan të shtunën e hershme, gjatë një përleshje jashtë selisë së Brigadës Sahaty, që thuhet se vepron nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të paktën 20 persona të tjerë janë lënduar.

Selia e grupit islamik Ansar al-Sharia është sulmuar gjithashtu.

Grupi dyshohet për përfshirjen në sulmin kundër Konsullatës Amerikane në Bengazi, ku u vranë ambasadori Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë.

Sulmet erdhën pasi që rreth 30 mijë nejrëz u tubuan kundër ndikimit të milicisë në qytet. Qindra musliman mbajtën një protestë të ndarë të tyre.kohaislame

Artikulli paraprakFushata e Romniit bën publike taksat
Artikulli vijuesBerisha ndërkombëtarëve: 100 vjet më parë na ndatë padrejtësisht