Kjo thënie përdoret nga bizneset për të bindur konsumatorët se ata do të kenë shërbim të mirë nga kompania dhe në të njejtën kohë të bindin punëtorët për t’i dhënë klientit shërbim të mirë.
Fraza “Konsumatori ka gjithmonë të drejtë” u sajua fillimisht në vitin 1909 nga Harry Gordon Selfridge. Sidoçoftë unë mendojë se bizneset duhet ta braktisin këtë frazë njëher e përgjithmonë. Pasi që kjo çon në një shërbim më të keq.
Këtu janë 5 arsyet pse fraza “Konsumatori ka gjithmonë të drejtë” është e gabuar.
I bënë të pakënaqur punonjësit
Gordon Bethune i cili është i njohur për përmirësimin e shërbimit të kompanisë Continental Airlines “nga më e keqja te më e mira”, një histori në librin e tij me të njejtin titull të vitit 1998. Ai donte të sigurohej se të dy palët, konsumatori dhe punëtorët të ishin të kënaqur me trajtimin nga kompania Continental. Kështu ai e bëri të qartë se parimi “konsumatori ka gjithmonë të drejtë” nuk ka ndikuar tek Continental.Kumti.com
Në konfliktet mes punëtorëve dhe konsumatorëve të padisiplinuar, ai vazhdimisht mbante anën e punëtorëve të tij. Ja se si e thoshte ai: Pra Bethune ju besonte njerëzve të tij para klientëve të paarsyeshëm. Çfarë më pëlqen në lidhje me qëndrimin e tij është se ajo barazon punonjësit dhe klientët. Parimi “gjithmonë ka të drejtë” favorizon konsumatorin, e cila është nje ide e keqe sepse siç thotë Bethune, shkakton pakënaqësi midis punonjësve. Sigurisht, ka shumë shembuj të punonjësve të këqij që u japin konsumatorëve shërbime të këqija. Por edhe përpjekja për ta zgjidhur këtë duke deklaruar se “gjithomë ka të drejtë” është kundërproduktive.
I jep konsumatorëve të bezdisshëm një avatazh të padrejtë
Duke përdorur sloganin “Konsumatori ka gjithmonë të drejtë”, konsumatorët e bezdisshëm mund të kërkojnë thuajse çdo gjë. E drejtë kjo e cila ju garantohet nga slogani, apo jo ? Kjo e bënë punën e punëtorëve shumë më të vështirë gjatë kohës kur ata mundohen ti drejtojnë konsumatorët. Gjithashtu, kjo do të thotë që njerëzit e bezdisshëm marrin trajtim dhe kushte më të mira se sa njerëzit e këndshëm. Kjo gjithmonë më dukej e gabuar.
Disa konsumatorë janë të këqij për biznesin
Shumica e bizneseve mendojnë se “sa më shumë konsumatorë aq më mirë”. Por disa konsumatorë janë thjeshtë të këqij për biznesin.
Ofruesi i shërbimimit IT ServiceGruppen në Danimarkë me krenari e tregon këtë histori:
ServiceGruppen e largoi një konsumator të keq. Ta keni parasysh se nuk kishte te bënte aspak me një llogaritje financiare. Nuk ishte në pyetjë se a do fitonte apo humbte para kompania me këtë konsumator. Ishte thjesht një çështje e respektit, dinjitetit dhe e trajtimit të drejtë të punëtorëve të tyre.Kumti.com
Disa konsumator thjeshtë e kanë gabim
Nëse akoma mendoni se konsumatori ka gjithmonë të drejtë, lexojeni librin From Worst to First.
Pra, çdo biznes duhet ti vëjë në plan të parë punëtorët e tij dhe ata ti vënë në plan të parë konsumatorët.Kumti.com