40 vjet deri burgim përjetë kush vret për gjakmarrje

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka deklaruar sot se do të merren masa të ashpra për të ndërprerë inkurajimin e fenomentit të gjakmarrjes, duke parashikuar dënime të rënda.

Në një mesazh në Facebook, Halimi thekson se një person që vret për gjakëmarrje duhet të dënohet deri në burgim të përjetshëm.

“Une gjykoj se një person i cili vret duke përdorur institutin e gjakmarrjes nuk duhet të dënohet më pak se 40 vjet deri në burgim të përjetshëm. E gjithë shoqëria duhet të reagojë për ta ndërprerë këtë fenomen, por ligji duhet të jetë i ashpër ndaj atyre që mendojnë ta përdorin këtë mekanizëm, gjakmarrjen për të vazhduar ritin me tronditës në Europë” shkruan Halimi .

Sipas tij, kjo do të jetë paketa më e ashpër ndaj krimit urban, në këto 20 vjet, duke synuar reduktimin e këtyre fenomenëve tronditëse.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një miku në Facebook sesi do të mund të votonin ata persona që ishin të ngujuar për shkak të gjakmarrjes, ministri Halimi thekson se historia e lindjessë gjakmarrjes, eshte e lidhur ngushte sa me mungesen e rregullave dhe shtetit dhe ligjit aq me ata qe e inkurajonin ate. Madje nese nuk kryeje gjakmarrjen te gjithe te percmonin, ashtu si Gjorgun, tek i sherbenin kafen nen dore.

“Gjakmarrja, ky fenomen unikal ne Europe, eshte sjellja me absurde ne nje shoqeri te civilizuar. Kam qene gati femije, kur kam lexuar “Prillin e thyer” te Kadarese, dhe jam perlotur por dhe aq tronditur me historine e Gjorgut. Dhe sa te tjere si Gjorgu duhet te jene te perfshire ne historine e nje tradite te pakuptimte dhe ne mungese totalisht te sundimit te ligjit dhe shtetit. Inkuarajimi i ketij fenomeni makaber edhe nga vete shoqeria, solli nje situate absurde ne kete vend. Tashme eshte koha te presim me gersheret e ligjit kete fenomen, te nderpresim inkurajimin, dhe per me teper te ndershkojme ashper ata qe perdorin institutin e gjakmarrjes per te marre jete te tjera njerezish” shkruan Halimi. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakTri shprehi për shpinë të shëndetshme
Artikulli vijuesVatikani përshpejton zgjedhjen e papës