5.5 miliardë euro investime në Mal të Zi për 8 vjet

Vlera e investimeve të huaja në Mal të Zi në tetë vjetët e fundit ka arritur shifrën 5.5 miliardë €, me të cilat ky vend është lider në rajon sa i përket investimeve të huaja.
 
Këto të dhëna i ka bërë publike drejtori i Agjencisë malazeze për Promovimin e Investimeve, Milosh Jovanoviq, për të përditshmen „Pobjeda”.
 
“Këto ditë ne presim hyrjen e tri kompanive nga Katari, Jordania dhe Shtetet e Bashkuara. Këto janë kompani me aktivitete turistike, të naftës dhe të teknologjisë së informacionit, të cilat kanë miliona fitime dhe i janë përshtatur normës sonë të ulët të taksave mbi fitimet prej 9 për qind”, tha Jovanoviq.
 
Sipas MONSTAT, Enti Shtetëror i Statistikave, investimet e huaja më 2012 arritën në 436.5 milionë, më 2013 në 485.3 milionë euro.kohaislame
Artikulli paraprakShpërthimi në Kosova A vazhdon të mbetet enigmë
Artikulli vijuesShpëtohen 1500 imigrantë në bregdetin italian