Shpëtohen 1500 imigrantë në bregdetin italian

Anije të marinës dhe të rojës bregdetare të Italisë gjatë fundjavës shpëtuan 1.500 imigrantë

Autoritetet italiane thanë se kishin marrë telefonata për ndihmë nga tre anije me imigrantë që ndodheshin në kushte të vështira të motit në Detin Mesdhe.
 
Gjatë rrugës për shpëtimin e anijeve me pasagjerë, ata gjetën dy anije të tjera të mbushura me imigrantë që po fundoseshin, të cilët i morën dhe i dërguan në ishujt e Siçilisë dhe në atë të Lampeduzës..
 
Sic raporton VoA numri i imigrantëve nga Afrika që marrin udhëtimin e rrezikshëm përmes detit Mesdhe për të hyrë në Europë është rritur në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin 2014.
Artikulli paraprak5.5 miliardë euro investime në Mal të Zi për 8 vjet
Artikulli vijuesMinistri i Brendshëm saudit në Ankara, Jemeni në qendër të bisedimeve