5 Arsye pse ndërrimi i vajit e ndihmon veturën tuaj

1. Lehtëson lubrifikimin e motorit.

Imagjinoni të gjitha pjesët lëvizëse, pistonat, valvulat dhe pjesët e tjera të motorit që lëvizin me ritme të shpejta nën kapakun e një makine. Këta përbërës krijojnë nxehtësi dhe konsumojnë motorin në mënyrë dramatike nëse nuk e kanë sasinë apo kualitetin e duhur të vajit. Sigurohuni t’i referoheni manualit të automjetit për të parë se cfarë lloji dhe sasie e vajit rekomandohet që gjithcka të funksionoj si duhet./Kumti.com

2.Ftohë pjesët e motorit.

Pjesët e lëvizshme që nuk kanë lubrifikim të duhur krijojnë fërkime, të cilat krijojnë nxehtësi. Ruajtja e sasive të pastra dhe të mjaftueshme të naftës është zgjidhja e përkryer për të parandaluar shumë fërkime dhe ngrohje të tepruar të motorit.

3.Heq grimcat dhe papastertitë nga motori

Grimcat e ndotura janë vdekjeprurëse për motorët. Me kalimin e kohës, papastërtia mund të shkaktojë korrozioni dhe të zvogëlojë jetën e një motori. Gjithashtu me kalimin e kohës, vaj shkrihet dhe kthehet në “llum”. Qëllimi është që ta mbani motorin të pastër per ti lejuar proceset e tjera në mënyrë që automjeti të funksionoj si duhet.

 

4.Zvogëlon konsumimin e karburantit.

Lubrifikimi i dobët i motorrit mund të çojë në rritjen e konsumit të karburantit, prandaj sigurohuni që të ketë vaj të mjaftueshëm të pastër në motor.

5.Rritet jetëgjatësia e automjetit tuaj.

 

Një motor që punon shumë vështirë do të përfundojë duke pasur më shumë probleme në rrugë, prandaj kujdesuni me kohë që ti shmangeni cdo pengese./Kumti.com

Artikulli paraprakEkskluzive: Gazetari hulumtues, Sali Berisha ka zhdukur Remzi Hoxhën dhe ka vrarë Azem Hajdarin (Video)
Artikulli vijuesLajmi i fundit: Nesër nuk mbahet mësim