Ekskluzive: Gazetari hulumtues, Sali Berisha ka zhdukur Remzi Hoxhën dhe ka vrarë Azem Hajdarin (Video)

Gazetari Artan Hoxha është përplasur për here të parë në TV me ish-Kryeministrin Sali Berisha, pas shumë akuzave që Berisha kishte hedhur ndër vite për gazetarin.

Hoxha në studio dhe Berisha në lidhje telefonike për “Studio e hapur” hodhën akuza të ndërsjellta për njëri tjetrin. I gjithë debati nisi nga vete gazetari, i cili donte ti mëshonte fort faktit se Berisha e ka akuzuar për gjëra të paqena.

Më poshtë përplasja Hoxha-Berisha

Berisha: S’ka pas sekrete përveç gënjeshtrave të tij. Imoral, sepse grupi është bërë publik, sepse grupi ka bërë konferenca shtypi, sepse grupi është paraqitur para publikut shqiptar jo një por 7 herë,

Hoxha: Mbas marrëveshjes.

Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.

Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të Partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe ai nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.

Berisha: Je një gënjeshtar

Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Toropojë o gjallë o vdekur nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.

Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.

Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë që ke kërkuar që të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn, dhe Shkëlqim Haklaj u vra në 5 janar të vilti 1998. Dhe mbas asaj vrasje ke edhe 150 vrasje të tjera në Tropojë. Cdo shantazh dhe presion i yti nuk me tremb, nuk më ka trembur kurrë.

Berisha: Ti nuk ke as fytyrë, as moral as karakter.

Hoxha: Nuk më zhduk dot mua siç zhduke Remzi Hoxhën. Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Më lë mua në kurriz vrasjen e një personi që unë kam akuzuar policinë e shtetit.

Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…

Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit…

Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

Artikulli paraprakNesër dita “D” – Demarkacioni tema kryesore
Artikulli vijues5 Arsye pse ndërrimi i vajit e ndihmon veturën tuaj