Si të kontrolloni agresivitetin dhe zemërimin?

Zbuloni si të ruani kontrollin dhe atëherë kur nuk mundeni më. Dhe mësoni të injoroni atë që ju sulmon.

Të gjithëve ju ka ndodhur t’ju shpëtojë një ulërimë, sharje a mallkim ose të dështoni për të përmbajut një impuls zemërimi. Më vonë mund të pendoheni dhe të ndjeni pak turp. Agresiviteti nuk ju bën të ndiheni më mirë, përballuni me të. Është një ndër instiktet të cilat duhet të mësojmë t’i njohim, menaxhojmë dhe të edukohemi. Ja 5 këshilla nga Grace Greiger, psikoterapiste dhe eksperte e rritjes personale.

1. Kontrolloni veten! Me sjelljet agresive izoloni veten
Agresiviteti është një model negative që ju bën të humbni konsensusin, ndalon komunikimin. Ndoshta mendoni se duke ulëritur mund të vendosni pushtet mbi tjetrin. Por sa mund të zgjasë? Nëse shfaqni vazhdimisht sjellje agresive dhe nëse mendoni se keni të drejtë të shfaqni gjithmonë zemërimin tuaj, jeni në rrugë të keqe. Mësoni të njihni momentin kur jeni gati për të shpërthyer dhe ndalojeni veten një sekond më përpara.

2. Mos u ndjeni të shtypur por mësoni të thoni me qetësi atë që ndjeni
Ka gjithmonë një strategji për të kontrolluar zemërimin, pa qenë e nevojshme të frustroheni. Për shembull ju mund të filloni me një mënyrë si kjo: “Nuk po them atë që mendoj se do t’ju ofendoja, por duhet të dini se jam e nxehur për këtë arsye..”. Kjo mënyrë e të qenit i sigurt ju jep karizëm dhe ju vë në një pozicion ku jeni në avantazh.

3. Shkarkoni energjitë negative me grushta dhe shqelma në boshllëk
Mund të mbylleni në dhomë dhe të flisni me vete. Ndihmon shumë. Ose merrni pjesë në një garë. Pasi të ken bërë një aktivitet sportiv, nuk ka shance të jeni agresivë.

4. Injoroni ata që ju sulmojnë dhe largojini me mirësjellje
Indiferenca në përgjithësi është sjellja më efikase për të shuar qëndrimet agresive. Natyrish që kjo varet nga marrëdhëniet. Është ndryshe nëse jeni përballë partnerit, kolegut apo shefit. Një shikim intensiv ose një e kthyer shpatullash dhe largim mund të ndërpresë një dinamikë aggressive në çift. Nëse jeni përballë një situate formale mund të jetë shumë efektive nëse ulni tonin e zërit dhe flisni me mirësi ekstreme.

5. Mos vuani por ngrini tonin e zërit
Bëni pjesë tek ata persona që gjithmonë e mbani gojën mbyllur? Që nuk reagoni? Hera e parë mund të shkojë mirë, por në qoftë se sjellja agresive përsëritet është mirë të ndryshoni. Duhet të gjeni guximin të reagoni, edhe në tone të moderuara. Forconi vetëbëesimin. Ngrijeni pak zërin. Do t’ju shërbejë në shumë raste.

Artikulli paraprakSot zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit të BE’së, favorit janë dy italianë
Artikulli vijues5 arsyet pse duhet të merremi me sport gjatë dimrit