5 lutjet që të mbrojnë nga magjia!

Prej duave dhe dhikreve që i thekson Shjeh bin Baz rahimehullah, të cilat bëhen për t’u mbrojtur nga magjia para se ajo të ndodhë, janë:

1-këndimi i ajetit Kursi  pas çdo namazi farz, para se të flejë dhe në mëngjes e mbrëmje,
2-këndimi i sures Ihlas, Felek dhe Nas nga tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe kur shtrihesh për të fjetur,
3- këndimi i dy ajeteve të fundit të sures Bekare në fillim të natës,
4-thënia e duasë “Euudhu bikelimeetil-lahit-teem-meti min sherri mee khalek”, në mëngjes e mbrëmje (nga tri herë) dhe kur hyn diku ose qëndron diku, qoftë në ndërtesë, shkretëtirë, det apo avion etj.,
5-thënia e duasë “Bismil-lahil-ledhii la jedurru mea’smihi shejun fiil erdi we la fiis-semee’i we huwes-semiiul Aliim” nga tri herë mëngjes dhe mbrëmje.

Thotë: “Këto dhikri dhe lutje, konsiderohen ndër shkaqet më të fortë për ruajtjen nga dëmi i magjisë dhe të këqijave të tjera, nëse robi kujdeset dhe i thotë vazhdimisht, me besim, sinqeritet, bindje të sigurt në Fjalët e Allahut dhe me mbështetje tek Ai. Gjithashtu, këto dua konsiderohen si armët më të fora për zhdukjen dhe shkatërrimin e magjisë pasi ajo të ndodhë, duke i shoqëruar me përulje dhe nënshtrim tek Allahut, duke iu lutur Allahut që ta largojë këtë dëm dhe të keqe që i ka rënë.”

Libri “Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin”.

Artikulli paraprakProfeti i mëshirës
Artikulli vijuesÇfarë duhet të dini për tështimën?