500 rabinë i kërkojnë Izraelit ndalimin e shkatërrimit të shtëpive palestineze

0
155
Mbi 500 rabinë nga pjesë të ndryshme të botës i kanë bërë thirrje kryeministrit të regjimit Sionist për të ndaluar shkatërrimin e shtëpive palestineze. 
 
Rabinët për të Drejtat e Njeriut (RHR) thonë se qëndrimi i Benjamin Netanjahut është kundër të drejtës ndërkombëtare dhe traditës hebraike.
 
Letra e hapur shkruar nga Rabinët për të Drejtat e Njeriut (RHR) erdhi pasi kryeministri i Izraelit  njoftoi shkatërrimin e mbi 400 shtëpive palestineze në pjesën e Bregut e Perëndimor nën kontrollin e Izraelit, në territorin e njohur si Zona C. 
 
“Mijëra palestinezë kanë qenë të detyruar për të ndërtuar pa leje, dhe vuajtje e madhe e njerëzore është shkaktuar kur qindra shtëpi janë shkatërruar çdo vit vetëm në Zonën C” , thuhet në letrën e Rabinëve për të Drejtat e Njeriut (RHR), duke shtuar se planifikimi dhe zonimi sipas ligjeve izraelite kufizojnë rëndë aftësinë e palestinezëve për të ndërtuar shtëpitë, madje edhe në tokat që Tel Avivi i pranon, i njeh se  u përkasin atyre.” 
 
Sipas rabinëve, nuk ka pasur asnjë përfaqësim ose mundësi për palestinezët për të përcaktuar se si të duhet të planifikojnë për komunitetet e tyre që kur komitetet vendore të planifikimit dhe të qarkut u shfuqizuan në vitin 1971, sipas planeve të ushtrisë për ta.
 
Në fund të muajit janar, Kombet e Bashkuara e akuzuan Izraelin për prishjen në mënyrë të paligjshme të 77-të shtëpive të palestinezëve, duke përfshirë shumë fëmijë që mbeteën të pastrehë, në Jeruzalemin Lindor dhe rrethet e Ramallahut, në bregun përballë Jerikos dhe Hebronit. 
 
Në tri ditët e fundit, 77-të  palestinezë, më shumë se gjysma prej tyre fëmijë, kanë mbetur pastrehë, tha në një deklaratë Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare (OCHA), duke shtuar se disa prej strukturave të rrënuara ishin të siguruara nga komuniteti ndërkombëtar për të mbështetur familjet në nevojë.
 
Shkatërrimet që rezultojnë me dëbime të detyrueshme dhe zhvendosje janë në kundërshtim me detyrimet që ka Izraeli sipas të drejtës ndërkombëtare dhe kështu krijon vuajtje të panevojshme dhe tensione. Ata duhet të ndalen menjëherë , tha Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare (OCHA).
 
Sipas zyrës së OKB-së, gjatë vitit 2014, Izraeli ka kryer një numër rekord të shkatërrimit të shtëpive në Jeruzalemin Lindor dhe në Zonën C.
 
Autoritetet izraelite kanë shkatërruan shtëpitë  e 590 palestinezëve   në Zonën C dhe Jeruzalemin Lindor, shpërngulën 1.177 persona – niveli më i lartë i zhvendosjes në Bregun Perëndimor që nga koha kur Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare (OCHA) filloi monitorimin në mënyrë sistematike çështjen në vitin 2008./ML