
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.
Sipas njoftimit, 1 ka qenë me fatalitet, 24 me të lënduar dhe 30 pa të lënduar.
Tutje, policia ka shqiptuar 919 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.
Gjatë 24 orëve, policia ka arrestuar 28 persona, 11 i ka dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.