Kërcënohet Katalonia, Spanja s’është Jugosllavi!

Koloneli spanjoll, Francisco Alaman Castro, ka deklaruar të hënën se nuk ka shansa që Katalonia të fitojë pavarësinë, pasi sipas tij, Spanja nuk është Jugosllavi.

“Pavarësia e Katalonjës? Po, mbi trupin tim të vdekur! Spanja nuk është Jugosllavi. Edhe atëherë kur luani është duke fjetur, mos e provokoni atë, sepse kur të zgjohet do të tregojë egërsinë e treguar shekuj më parë”, ka thënë koloneli Castro raporton “Daily Telegraph”.

Dy javë më parë, mbi një milionë katalonas vërshuan rrugët e Barcelonës, duke bërë thirrje për pavarësi të rajonit të tyre industrial nga pjesa tjetër e Spanjës. Po ashtu qeveria e Katalonisë ka bërë pyetje Brukselit nëse do të mund të bëhet anëtare e Basshkimit Evropian si rajon i pavarur nga Spanja.

Kërkesa e katalonasve vjen në kohën më të keqe për Spanjën, e cila po zbaton masat shtrënguese për të ulë deficitin publik gjatë recesionit, ndërsa shkalla e papunësisë në këtë vend ka arritur shifrën 25 për qind.

Protesta që u zhvilluan në Barcelonë, e që tronditën Madridin zyrtar, u mbajtën në në Ditën Kombëtarë te Katalonisë, ku 7 milionë banorët e rajonit industrial, që gëzojnë gjysmë-autonomi nga Spanja, kujtuan mposhtjen e tyre nga trupat spanjolle ne vitin 1714, çka i dha fund pavarësisë së Katalonisë. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakVideoja e urinimit, gjykim për marinsat
Artikulli vijuesTri përfitime të rëndësishme nga konsumimi i mishit