6 gjëra që duhet të dini për turbekulozin

Turbekulozi, i njohur ndryshe si “Murtaja e Bardhë”, është një sëmundje që e ka prekur njerëzimin prej një kohe të gjatë. Kjo sëmundje, e cila daton rreth 6000 vjet më parë, shkaktonte vdekjen e një deri në katër personave në Britani. Për fat të mirë, niveli i vdekshmërisë ka rënë, por jo aq shumë sa mund të mendohet.
 
Tuberkulozi është sëmundja e dytë më vdekjeprurëse nga një agjent i vetëm infektimi, pas virusit HIV. Mbi 95 për qind e rasteve dhe vdekjeve nga tuberkulozi ndodhin në vendet në zhvillim.  Anglia ka nivelin e dytë më të lartë të prekshmërisë nga turbekulozi në Europën Perëndimore, pas Portugalisë dhe katërfishin e nivelit të SHBA-ve. Kostoja vjetore e trajtimit të rasteve të prekura është 40 milionë paund.
 
Çfarë është turbekulozi, si u përhap dhe si mund të dallohen simptomat? 
 
Turbekulozi është një infeksion bakterial, i shkaktuar nga bakteri Mycobacterium turbeculosis dhe përhapet nga njëri person te tjetri përmes rrugëve ajrore.
 
Ai prek kryesisht mushkëritë
 
TB njihet si një sëmundje që prek mushkëritë e pacientit, por ka raste që preken edhe pjesë të tjera të trupit, si gjendrat, kockat dhe sistemi nervor.
 
Ai ka shumë simptoma
 
Simptoma kryesore është kolla e vazhdueshme, nxjerrja e flegmës dhe ndonjëherë edhe e gjakut, por TB mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera të tmerrshme: djersitje natën, ethe, lodhje, humbje oreksi dhe zmadhim të qafës.
 
Nuk është aq ngjitëse sa mund të mendoni 
 
Kjo s’do të thotë se nuk është ngjitëse, por te shumica e njerëzve të shëndetshëm, sistemi imunitar mund t’i vrasë bakteret TB. Nëse sistemi imunitar nuk e bën dot këtë, ai ndalon përhapjen e tyre, duke e mbajtur në gjendje latente. Kjo gjendje mund të aktivizohet disa vite më vonë, kur sistemi të fillojë të dobësohet për shkak të një sëmundjeje tjetër.
 
Mund të kurohet nëse kapet shpejt 
 
Nëse diagnostikohet, zakonisht përmes ekos së gjoksit dhe analizave të gjakut e lëkurës, pacientët marrin antibiotikë për një periudhë që zgjat deri në 6 muaj.
 
Zakonisht, ai prek njerëz të caktuar
 
Si shumë sëmundje të tjera, TB prek grupe në risk: njerëz që kanë pasur kontakte të zgjatura me pacientë (familjarë dhe punonjës shëndeti), njerëz që jetojnë në vende me përqëndrim të lartë popullsie, ata me sisteme imunitare të dobëta, moshat e reja dhe të vjetra dhe njerëzit që preken nga sëmundjet.
 
 
 
OBSH, strategji e re kundër turbekulozit 
 
Vitet e fundit, në luftën kundër tuberkulozit është arritur përparim i jashtëzakonshëm. Në vitet 2000 dhe 2013, rreth 37 milionë jetë njerëzish janë shpëtuar përmes diagnostikimit dhe trajtimit të tuberkulozit.
 
Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, Organizata Botërore e Shëndetësisë po nxjerr një strategji të re për t’i dhënë fund epidemisë botërore. OBSH po bën thirrje për mbështetje në shkallë botërore për ta zhdukur këtë epidemi në 20 vitet e ardhshme. OBSH ka bindjen se strategjia e tanishme, e quajtur “End TB”, ka shanse të mira për të pasur rezultat, për shkak të suksesit të strategjive “DOT TB” dhe “Stop TB”, që u paraqitën në fillim të shekullit.
 
Tuberkulozi është i kurueshëm dhe i parandalueshëm dhe OBSH po bazohet tek ky fakt për t’i dhënë shtytje strategjisë ambicioze, që kërkon pakësimin e vdekjeve nga tuberkulozit me 95 për qind dhe pakësimin me 90 për qind të rasteve të prekjes nga sëmundja deri në vitin 2035.
 
Një moment historik i rëndësishëm për t’u arrirë në 5 vitet e ardhshme është eliminimi i kostos katastrofike për pacientët me tuberkuloz dhe familjet e tyre. Tuberkulozi mund t’i çojë familjet në falimentin, për shkak të kostos së drejtpërdrejtë mjekësore dhe harxhimit të të ardhurave, që lidhen me periudhën 6-mujore të trajtimit./SHO
Artikulli paraprakSkena e krimit dhe imazhet 3D
Artikulli vijuesUniversiteti Japonez: I kemi copëtuar të burgosurit për eksperimente