Hulumtim shkencor: “qeshja e tepërt” vdes zemrën

Sipas një hulumtimi të ri është zbuluar se e qeshura mund të mos jetë ilaçi më i mirë dhe madje mund të na shkaktojë dëme.

Pavarësisht nga dobitë e qeshjes së qetë, është vërtetuar se për disa njerëz e qeshura mund të jetë më e rrezikshme sesa është menduar.

Hulumtuesit thonë se një grua me sindromën e rrahjes së shpejtë të zemrës është rrëzuar dhe ka vdekur pas një të qeshure të madhe.

Është zbuluar se e qeshura joformale mund të shkaktojë mosfunksionim të zemrës, përkeqësim të ezofagut dhe çrregullime mendore.

Një thithje e shpejtë e oksigjenit gjatë kohës kur qeshim mund të nxisë sulm të astmës tek disa njerëz që vuajnë nga mospërmbajtja apo kanë probleme me frymëmarrje.

Hulumtuesit nga Universiteti i Birminghemit dhe Oksfordit kanë përdorur informacione që janë dhënë që nga viti 1946 deri më sot në mënyrë që të studiojnë dobitë e qeshjes brenda trupit të njeriut.

Gjatë një testi të këtij hulumtimi, në disa spitale ishin dërguar palaço që të argëtojnë pacientët. Rezultatet treguan se një pjesë e qeshjes së sinqertë për gjithë ditën mund të ndihmojë në djegien e 2000 kalorive.

Qeshja, e cila gjithashtu ndihmon edhe në zvogëlimin e tensionit ishte ndërlidhur me uljen e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti dhe arteriosklezora.

Hulumtuesit thonë se gjetjet e tyre sfidojnë pikëpamjen se qeshja mund të sjellë vetëm dobi, por gjithashtu shtuan se humori në njëfarë mënyre mund të bartë rrezik të ulët të përkeqësimit shëndetësor dhe mund të jetë mirëbërëse thuhet në hulumtimin e perkthyer nga grupi Koha.

“Mbetet të shihet nëse shakatë e marra mund të nxisin ndonjë sëmundje, kritikat humoristike mund të shkaktojnë dehidratim apo shakatë e pakëndshme të nxisin çrregullimin e shijes”, kanë thënë hulumtuesit.

Këto informacione ishin publikuar në botimin e Krishtlindjeve nga gazeta mjekësore “The British Medical Journal”.

Artikulli paraprakSI E NJOHIM NE MARK KRASNIQIN?
Artikulli vijues10 përfitimet e panjohura të aloe verës