1 – Ulja e shikimit. Nëse thua se nuk mundem, duhet të përpiqesh që t’i rezistosh diçkaje të tillë. Nëse do e lësh shikimin të lirë të shikojë ç’të dalë përpara, do e kesh shumë të vështirë për ta ndalur më pas. Ulja e shikimit kërkohet si për beqarët ashtu dhe për të martuarit.
Unë njoh një të ri që një ditë vendosi t’i rezistojë çdo shikimi të ndaluar dhe joshjeve të shejtanit, duke thënë me vete: Sot do e shoh sa herë do më mposhtë për të parë haram dhe sa herë do e mposht duke ulur shikimin. Në fund të ditës, rezultati ishte se dymbëdhjetë herë e kishte ulur shikimin dhe dhjetë herë të tjera jo. Kështu u ul duke kërkuar falje për ato herë që nuk e kishte mposhtur dot shejtanin për të ulur shikimin.
Përse të mos e bësh dhe ti o vëlla diçka të tillë?
Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith kudsij: “Shikimi është një shigjetë me helm, nga shigjetat e shejtanit. Prandaj kush e ul shikimin si frikë nga Unë, do ia kompensoj atë me një ëmbëlsi besimi, të cilën e gjen në zemër.”
Zoti të premton se po e ule shikimin për hatër të Tij, Ai ta kompenson me ëmbëlsi besimi në zemër.
Për Zotin, një javë sikur ta provoni dhe të ulni shikimin ndaj haramit, do e ndieni ëmbëlsinë e besimit në zemër.
2 – Mbylli të gjitha dyert e joshjeve dhe të provokimeve. Kjo pasi zemra i ngjan shtëpisë: Nëse dyert dhe penxheret e saj do i linim hapur, hajdutët do të hynin dhe do e vidhnin. Edhe ti o vëlla, shikoje se nga të vijnë joshjet dhe provokimet dhe mbylle atë derë.
Nëse joshjet të vijnë nga shoqërimi me filanin, ndërpreji marrëdhëniet me të.
Nëse të vijnë nga intemeti, bëj ç’të mundësh që të largohesh nga faqet pomografike. Për këtë ka shumë programe që të mbrojnë që të mos hysh në të tilla faqe.
Nëse shikon në kanale satelitore, fshiji ato menjëherë dhe mos i regjistro përsëri.
Nëse të vijnë nga telefoni, fshiji të gjithë numrat me të cilët ke lidhje. Le të fillojmë që tani, o ju të rinj, dhe të vazhdojmë, derisa zemrat tona të qetësohen në veprat e mira dhe të punojë veç për mirë. Thotë Zoti në Kur’an: “Ata që përpiqen për hatrin Tonë, Ne do i udhëzojmë drejt rrugës Tonë. Me të vërtetë që Zoti është me bamirësit.” (Ankebut: 69)
3 – Agjërimi. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lidhur me këtë: “O ju të rinj! Kush ka mundësi prej jush që të martohet, le të martohet. Kush nuk mundet le të agjërojë, pasi agjërimi është mbrojtje.” (Buhariu, nr. 5065)
Agjëro të hënën, të enjten dhe tre ditë në çdo muaj. Nëse dëshironi të jeni rezistentë ndaj gjynaheve, agjëroni sa më shumë…, agjëroni siç agjëronte Daudi [alejhis-selam], agjërim që është më i dashur tek Zoti. Ai një ditë agjëronte dhe një ditë jo.
4 – Duke ditur shpërblimin e largimit nga joshjet… Thotë Profeti [sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një thënie të tij: “Shtatë veta janë ata që Zoti do t’i vendosë nën hijen e Tij, atë ditë që nuk ka hije veç Tij… një burrë, të cilin e fton një grua e bukur dhe me pozitë, por që ai i thotë: Unë kamfrikë Zotin.” (Buhariu, nr. 660)
Kush është ai që nuk e dëshiron një shpërblim të tillë? Imagjinoje ç’kënaqësi do të ndjesh kur Zoti i Madhërishëm të të thërrasë në xhennet: Ku janë ata që më janë bindur pa më parë? Ti do të ngresh dorën dhe do të thuash: Unë o Zot… Unë i fshiva të gjithë numrat e telefonit, me të cilët më parë kisha lidhje haram… Unë e lashë filan gjynah për hatrin Tënd…
5 – Të shpejtosh për t’u penduar. Ai që pendohet nga një gjynah i bërë, dhe vendos që të mos i kthehet më atij, është sikur të mos e kishte vepruar.
6 – Të lexosh dhe të njohësh shembuj të njerëzve, të cilët kanë ditur si të ruhen nga joshjet dhe provokimet.
Lexoje historinë e Jusufit [alejhis-selam] dhe sa herë të përballesh me një joshje, kujto historinë e tij. Ai ishte i ri, beqar, i hijshëm, ishte i huaj në atë vend, ishte skllav, e ftonte gruaja e padronit të tij, që ishte shumë e bukur, ajo kishte mbyllur dhe kyçur të gjitha dyert që të mos i shohë kush. Madje, ishte ajo që e ftoi, duke i thënë: “Eja” Kurse Jusufi [alejhis-selam] ia ktheu: “Zoti më ruajt…”
Nuk është burrëri që të shoqërohesh me kaq vajza… nuk është burrëri që të bësh gjynahe natën dhe ditën… Burrëri është kur t’u rezistosh gjynaheve të tilla.
Ka të rinj dhe të reja, të cilët e kanë ruajtur veten dhe nuk janë ndotur me gjynahe. Shejtani shkon tek këta dhe u thotë: Përse gjithë të tjerët kënaqen dhe dëfrejnë, kurse ti jo? Përse shoqet e tua të kenë të dashur, kurse ti jo? Përse…përse…. ti duhet të jesh si shokët dhe të mos dallohesh prej tyre. Vazhdon në këtë mënyrë, derisa ti çojë drejt haramit. Burrëria jote, o vëlla dhe o motër, nuk është teksa ti vepron dhe imiton të tjerët në çdo gjë. Burrëria dhe dinjiteti yt, është kur ti zgjedh të mirën nga e keqja, kur ti u reziston tundimeve dhe joshjeve haram. Burrëria jote është kur ti thuash “jo” gjynahut dhe të imitosh Jusufin [alejhis-selam].