7 dobi që si keni menduar që lëkura e bananes i bën

Sapo mbaroni se konsumuari bananen e hidhni ne kosh lëkurën? Kjo ne fakt është një ide e gabuar sepse ajo ka efekte pozitive. Mësoni me shume lidhur me te.
 
Shërben si pleh për lulet
 
Nuk dini ku te hidhni mbeturinat e perimeve apo frutave ne mënyrë qe t’i shndërroni ne pleh për lulet? Mos i hidhni as lëkurët e bananeve, por futini ato ne një kove me ujë pasi ta keni lënë me pare këtë te fundit për disa dite ne kove. Përziejini te gjitha mira. Hidheni këtë një here ne muaj tek lulet qe keni mbjelle. Fosfori dhe kaliumi do i rrite me shpejt.
 
Ndriçon gjethet e bimëve
 
Fërkoni gjethet e bimëve me pjesën e brendshme te lëkurës se bananes dhe do e shihni qe ato do kenë shume shkëlqim.
 
Qetëson lëkurën e irrituar
 
Lagështia e lëkurës se bananes ndihmon ne qetësimin e lëkurës se irrituar nga djegiet apo pickimet e insekteve. Acidet e frutave, te vitaminave apo mineraleve janë ato qe freskojnë vendin e acaruar.
 
Zbukuron lëkurën
 
Acidet e lëkurës se bananes përmirësojnë epidermën duke e bere lëkurën me te bute dhe me te re.
 
Largon lythat
 
Çdo mbrëmje, para se te bini për te fjetur, fërkojeni zonën ku keni lythat me lëkurën e bananes. Do e shihni qe me kalimin e kohës ato do zhduken. 
 
Iu jep shkëlqim bizhuterive te argjendit
 
Bizhuteritë prej argjendi e kane humbur shkëlqimin e dikurshëm? Lëkura e bananes do ua beje si te reja. Fërkojini lehtësisht.
 
Përmirëson smoothie-t e frutave
 
Përbërësit me te mire te frutave dhe perimeve gjendjen tek lëkurët e tyre, pra tek ato qe shpesh i hedhim neper koshat e plehrave. Një prej tyre është edhe lëkura e bananes. Për te bere smoothie-s sa me te shijshme vendoseni atë ne një tenxhere me ujë te nxehte dhe lëreni te vloje për disa minuta. Lëkuren hidheni, ndërsa lëngun lëreni te ftohet. Shtojeni me pas tek smoothie-t qe keni përgatitur. Jo vetëm qe shija do jete e mrekullueshme, por do merrni njëkohësisht edhe shume vitamina dhe minerale.
Artikulli paraprakSi të zgjidhni një rrobalarëse?
Artikulli vijuesKujdes, a doni të dini se cilat janë pemët & perimet më të kontaminuara me pesticide