Kujdes, a doni të dini se cilat janë pemët & perimet më të kontaminuara me pesticide

Për të katërtën here rresht, Environmental Working Group ne SHBA ka listuar 12 produktet me shume te kontaminuara me pesticide.

Ajo qe te bie ne sy dhe qe te dëshpëron është pikërisht fakti se mes tyre spikasin ato produkte për te cilat perceptimi ynë është qe janë natyrale dhe bëjnë pjese ne recepturat dietetike me te përhapura sot ne bote, te këshilluara jo vetëm nga dietologë, por edhe nutricionistë, mjeke dhe specialiste te sportit.
Ne vend te pare te listës ndodhen mollët. Sipas analizave te kryera ne vitin 2015, ky është fryti me i kontaminuar. 99% e mollëve kane ne lëkurën e tyre se paku një pesticid.
Ne vend te dyte përshihen te gjitha variacionet e pjeshkave. Ne radhe te pare janë nektarinat e famshme. Sipas Environmental Working Group, por edhe te dhënave nga departamenti i Agrikulturës ne SHBA, shume pesticide janë te pamundura për tu larguar nga lëkura, edhe duke i lare mire ato.
Luleshtrydhet. Ne sipërfaqen e tyre nga analizat është konstatuar se përmbajnë deri edhe ne 13 pesticide njëkohësisht.
Spinaqi. Përgjithësisht jeshillëqet me gjethe janë shume problematike ne këtë drejtim. Ne to janë gjetur gjurme te pesticideve te forta, te dëmshme, dhe vështirë te lashme.
Specat dhe kastravecët.
Domatet, qershitë dhe bizelet e ëmbla. Tek këto janë gjetur gjurme te 15 pesticideve njëherësh.
Patatet. Tek patatet është konstatuar koncentrimi me i larte i këtyre pesticideve.
Analizat u takojnë produkteve qe kultivohen ne SHBA, por kjo problematike është po kaq e pranishme edhe ne vendet e zhvilluara evropiane, ku gjithsesi janë ne fuqi ligje te posaçme qe ndalojnë përdorimin e një spektri te gjere te pesticideve, por ky moment është një problem akut edhe ne Shqipëri, ndaj kujdes dhe vëmendje ne konsumin e tyre, duke këshilluar ne radhe te pare larjen e tyre me ujë te bollshëm, si dhe qërimin e kujdesshëm te tyre dhe veçanërisht larjen e duarve.
Artikulli paraprak7 dobi që si keni menduar që lëkura e bananes i bën
Artikulli vijuesSi të ndaloni hemoragjinë në kushtet e shtëpisë?