7 forma se si të ruhesh nga e keqa dhe shejtani

1. Leximi i ajetit kursij kur shkon për të fjetur.
Allahu të mbron ty dhe nuk të afrohet shejtani derisa të zgjohesh dhe siç është transmetuar se ajeti kursij është mirë të thuhet pas çdo namazi farz.

2. Leximi i sures El-Bekare.
Në të vertetë shejtanët largohen në atë shtëpi në të cilën lexohet surja El-Bekare.

3. Leximi i dy ajeteve të fundit të sures El-Bekare, Allahu e mbron atë që i lexon ato nga çdo gjë e keqe.

4. Dhikri (përmendjet) i mëngjesit dhe i mbrëmjes, përmendja e Allahut kur hyn dhe del nga shtëpia, dhikri kur hypë në automjet, dhikri kur hyn dhe del nga xhamia, përmendja e Allahut në fillim dhe në fund të ushqimit etj.

5. Mbrojtja e fëmijëve nga shejtani siç veproi Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me Hasanin dhe Husejnin që tha: “Kërkojë mbrojtje nga Allahu për ju të dy nga vdëmi i çdo magjistari dhe nga dëmi i syrit të keq.”

6. Përmendja e shpeshtë e dhikrit:

“Eudhu bi kelimetil-lahit-tammati min sherri ma halaka.”

(Kërkojë mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri (e keqja) qð ka krijuar).

Kudo që të jesh vëllai im musliman dhe motra ime muslimane në makinë, në punë, në shkretëtirë, në mal, në avion, kur zbret në ndonjë qytet; mos harro ta bësh dhikër madhështor.

7. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Kush thotë njëqind herë në mëngjes: La ilahe il-All-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehl-hamdu ue hue ala kul-li shejin kadir.

(Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut që e meriton me të drejtë të adhurohet, Një i Vetëm dhe i Pashokë.
Atij i takon sundimi dhe lavdërimi.
Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo send).
Është sikur ai ka liruar dhjetë robër, dhe i shkruhen atij njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija dhe është i ruajtur nga shejtani gjatë gjithë ditës deri në darkë dhe nuk është më i miqë se ai askush përveç atij që e thotë më shumë këtë dhikër.”

Autor: Munira Bintu Abdul Aziz Et-Turkij
Marrë nga libri: “Kejfe tetekhalesu min es-sihr.”

Artikulli paraprak8 rregulla për një jetë më të mirë
Artikulli vijues3 Mëkatet shkatërruese që sjell muzika