7 gjëra që s'duhet ti bëni menjëherë pas bukës

Disa aktivitete nuk preferohen nga mjekësia që të kryhen menjëherë pasi të keni ngrënë bukë. Ja cilat janë:

Mos ecni : Ecja pengon në tretjen e ushqimeve.

Mos flini : Edhe gjumi menjëherë pas të ngrënit, gjithashtu pengon në tretjen e ushqimeve.

Mos bëni banjë: Kjo bën që gjaku të qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup se sa në stomak. Dobëson sistemin tretës.

Mos hani fruta : Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para buke sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre.

Mos pini çaj: Gjethet e çajit përmbajnë acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).

Mos e lironi rripin: Mund të shkaktoj bllokim apo ngatërrim të zorrëve.

Mos pini cigare : Megjithëse nuk duhet të pini asnjëherë cigare të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një cigare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.

Artikulli paraprakObama: Islami është pjesë e historisë kombëtare amerikane
Artikulli vijuesiPad, në vend të parë në kënaqësinë e konsumatorëve