7 këshilla për fëmijet tuaj nga Tradita Profetike

1-Kur fëmija yt vesh rrobat (apo këpucë, sandale etj.) mësoje që të fillojë së pari me anën e djathtë, sepse Profeti ﷺka thënë: “Kur të mbathni këpucët filloni me të djathtën, e kur t’i hiqni, atëherë filloni me të majtë.”

Dhe ka thënë: “Kur visheni apo merrni abdes, filloni me anën tuaj të djathtë.”

2- Kur fëmija yt ulet në tryezë për të ngrënë mësoje atë të lajë duart e të thotë “Bismilah” në fillim të ushqimit, të hajë me dorën e djathtë dhe të hajë ushqimin që ka para vetes, sepse Profeti ﷺ ka thënë: “O djalosh, përmende emrin e Allahut, ha me dorë të djathtë dhe ha para vetes.”

3-Mësoje fëminë tënd që mos ta nënçmojë ushqimin, sepse i Profeti ﷺ nuk ka nënçmuar asnjë lloj ushqimi.

4- Kur fëmijës tënd i bie ushqimi mësoje atë ta marrë e ta pastrojë se i dashuri ynë Profeti ﷺ ka thënë: “Kur dikujt prej jush i bie kafshata, le ta marrë atë, t’ia largojë papastërtinë dhe më pas ta hajë e mos t’ia lërë shejtanit.”

5- Kur fëmija yt mbaron ngrënien mësoje atë që t’i lëpijë gishtat e tij para se t’i fshijë apo lajë dhe të thotë “elhandulilah, sepse Profeti ﷺ na ka mësuar “Mos t’i fshijë (personi) duart me shami (ose facolet, ose peshqir) derisa t’i lëpijë gishtat e tij, sepse ai nuk e di se në cilën pjesë të ushqimit gjendet begatia.”

Dhe hadithi: “Allahu është i kënaqur me robin e tij kur ha ose pi dhe e falënderon Zotin për këtë mirësi.”

6-Kur fëmija yt shtrihet për të fjetur mësoje atë të pastrojë shtratin në fillim, të shtrihet në anën e djathtë dhe të vendosë dorën e djathtë nën faqe, sepse Profeti ﷺ na ka mësuar “Kur ndokush nga ju të futet në shtratin e tij le ta fshijë shtratin…”

Dhe “Kur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shtrihej për të fjetur e vendoste dorën e tij të djathtë nën faqe.”

7-Mësoje fëminë tënde mos të flejë përmbys se Profeti ﷺ ka thënë: “Këtë lloj shtrirje nuk e do Allahu i Lartësuar.”

Lidhi veprimet e fëmijës tënde me Sunetin e Profetit ﷺ dhe mësoja atij hadithet profetike që të mbillet në zemrën e tij dashuria për Profetinﷺ dhe Sunetin.

Drejt Allahut është synimi rrugës sonë!

Artikulli paraprakAdhurimi dhe efeketi i tij në shpirt dhe trup
Artikulli vijuesDy joshjet e shejtanit