Kinë, 36 viktima në aksidentin rrugor

Të paktën 36 persona mbetën të vdekur pasi një autobus u përplas me një autobot që transportonte gaz metan, në veri të Kinës.

Të dy automjetet shpërthyen në flakë pas incidentit të ndodhur të dielën në afërsi të qytetit Janan, raportoi Agjensia e Lajmeve”Xinhua”.
Midis të aksidentuarve, vetëm tre persona arritën të mbijetonin, por edhe ata me plagë të rënda dhe në rrezik serioz për jetën.

Një hetim ka nisur për të zbuluar shkakun e këtij aksidenti.

Rrugët në Kinë janë veçanërisht të rrezikshme, me ligjet e trafikut dhe rregullat e sigurisë që neglizhohen dukshëm në hapësirat e mëdha të vendit më të populluar në botë.

Siç raportoi media kineze, më shumë se 62 mijë persona mbetën të vrarë në aksidente rrugore vetëm gjatë vitit 2011./Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprak7 këshilla për te duruar te nxehtin
Artikulli vijuesSamsung Galaxy Note 10.1 – tablet konkurrent i iPad-it?